Kakavijë, kapet pas 10 vjetësh i arratisuri nga burgu i Pizas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2014, 09:56
Kapet pas 10 vjetësh në arrati një shumëkërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge.Policia kufitare në Kakavijë ka bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur teksa ai ka tentuar të futet nga Greqia për në Shqipëri.Mësohet se 33-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik kokaine në sasi të mëdha.Ai ishte arratisur nga burgu i Pizas në Itali në vitin 2004 dhe prej 10 vitesh kërkohej nga policia italiane dhe ajo shqiptare.