Qëlloi mbi kushërinjtë për një vështrim, gjykata lë në burg Marjan Lepurin, VIDEO

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e sigurisë, "arrest me burg" për Marjan Lepurin, i akuzuar si autor i vrasjes së 18-vjeçarit Kristjan Kacaj dhe i plagosjes së kushëririt të tij, Mirash Kacaj, 24 vjeç.Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në rrethin e Malësisë së Madhe.Gjyqi u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa i akuzuari si autor i kësaj ngjarje ka shfaqur shënja pendese për krimin e kryer.Ai ka deklaruar para togave të zeza se kishte qënë duke u vetëmbrojtur. 18-vjeçari Lepuri tha se është sulmuar nga viktima dhe djali i xhaxhait të tij, ndërsa armën e krimit e ka marrë në tokë pasi u kishte rënë atyre dhe me të ka qëlluar Kristjanin dhe Mirashin.(Në foto momenti i hyrjes në gjykatë i të dyshuarit si autor i vrasjes, Marjan Lepuri)Prentendimet e 18-vjeçarit Lepuri, u hodhën poshtë nga prokurori i çështjes, Ermir Lelçaj, duke u bazuar edhe në dëshminë e të mbijetuarit, 24-vjeçarit Mirash Kacaj, i cili ka deklaruar se armën e ftohtë Marjan Lepuri e kishte me vete dhe pasi kanë nisur të debatojnë dhe të përleshen me viktimën dhe djalin e xhaxhait të tij.Lepuri ka nxjerrë thikën dhe i ka qëlluar të dy ato.Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë për 18-vjeçarin me argumentin se ky është penduar për krimin dhe është vetëdorëzuar.Në fund trupi gjykues ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Lepurit dhe ka caktuar "arrest me burg" për të.Familjarët e autorit i kanë dërguar ngushëllime familjes së viktimës,  ndërsa kanë hedhur poshtë pretendimet e policisë për arrestimin e Lepurit, pasi sipas tyre Marjani është vetëdorëzuar në polici me ndërmjetësimin e të afërmve.                                  (Në foto daja i Marjan Lepurit, Fran Deda)"Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës. Marjani është vetëdorëzuar në polici në Shkodër. E kam shoqëruar unë deri tek dera. Nuk është arrstuar nga policia. Shprehi edhe njëherë ngushëllimet e mia për familjen e viktimës, ajo që që i ka ndodhur atij mund të na kishte ndodhur dhe ne, ne jemi dorëzuar në drejtësi" tha Fran Deda, daja i autorit të vrasjes së Kristjanit dhe plagosjes së Mirash Kacaj pas një zënkë banale në qendër të komunës Kastrat.