Arsenal armësh nga Korça në Greqi, trafikantët arrijnë të largohen, shpallen në kërkim VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2014, 10:23
Një sasi municionesh janë sekuestruar mëngjesin e sotëm nga blutë e Korçës. Municionet janë gjetur në zonë kufitare mes Devollit dhe Greqisë, pranë fshatit Arrëz, të fshehura në pyll.Sipas policisë, janë sekuestruar 30 kallëpë tritoli, 60 granata, 41 ndezës të unifikuar, mbi 15 mijë fishekë model 56, municionet do të trafikoheshin në Greqi.Mësohet se armët janë kapur në momentin kur do bëhej shkëmbimi i tyre, por trafikantët kanë mundur t`i shpëtojnë policisë duke u larguar menjëherë.Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dy trafikantët e armëve dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.