Basha apel Ramës: Hiq dorë nga marrja peng e buxhetit të Tiranës VIDEO
Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit, Edi Rama, të çlirojë buxhetin e Tiranës, buxhet qe sipas tij i shërben qytetarëve dhe jo partive politike.Sipas kryebashkiakut Basha, Rama duhet të heq dorë nga instrumentalizimi i Prefektit apo Këshillit bashkiak, për të marrë hak apo ngushtuar hapësirën e veprimit të Bashkisë së Tiranës.“Konflikti politik, absurd, i nisur, i dirigjuar dhe i drejtuar personalisht nga zoti Rama ka marrë peng buxhetin e Tiranës, -:”Hiq dorë nga marrja peng, e buxhetit të qytetarëve, çliroje buxhetin, buxheti i shërben qytetarëve, nuk i shërben partive politike. Hiq dorë nga isntrumentalizimi si Prefekti apo Këshilli Bashkiak, për të marrë hak apo ngushtuar hapësirën e veprimit të Bashkisë së Tiranës”deklaroi Basha.Sipas Bashës, nga ky bllokim është krijuar pamundësi investimi në afro 70 shkolla, kopshte dhe çerdhe të Tiranës.“Sot bëhen tre muaj e dy javë, që Bashkia e Tiranës nuk mund të hapë asnjë nga investimet e planifikuara për pothuajse 70 shkolla, kopshte dhe çerdhe që do t’u shërbenin në total 15 mijë fëmijëve të kryeqytetit sepse buxheti i qytetarëve të Tiranës, buxheti i Bashkisë së Tiranës, është kthyer në një mollë sherri të qeverisë dhe të kryeministrit, z.Rama, ish-kryebashkiak i Tiranës, akoma më tronditës ky fakt, me kryetarin aktual të Bashkisë. Nën pretekste gjithëfarësoj, ja kanë dalë që për janarin, shkurtin, marsin dhe këto dy javë të para të prillit ta lënë Tiranën pa buxhet. Kemi bërë thirrje të përsëritura, do të vazhdojmë t’i bëjmë një thirrje, do të vazhdojmë të bëjmë thirrje të tjera, por sot dua t’i bëj një thirrje këtu nga dera e këtij kopshti, në emër të këtyre 140 fëmijëve dhe të familjarëve të tyre dhe në emër të atyre mijëra-e mijëra të atyre vogëlushëve që nuk kanë shpresë për kushte më të mira në kopshtet, çerdhet dhe shkollat e qytetit”tha ai.Deklaratat e krybashkiakut Basha, erdhën gjatë përurimit të përfundimit të rikonstruksionit të kopshtit numër 35. Falë një investimi prej 14.5 milion lekësh, sot ky kopsht ka kushte komode për akomodimin e 140 fëmijëve.“Sot, kushtet që kopshti ofron janë moderne dhe të nivelit më të lartë. Kuzhinë e re, infrastrukturë e re higjieno-sanitare, ngrohje qendrore e kopshtit, rinovim i ambienteve të brendshme dhe i ambienteve të jashtme dhe çfarë është më e rëndësishmja fëmijë të cilët jo vetëm nuk kanë asnjë pengesë, asnjë vështirësi, për të kaluar ditën por duket se nën kujdesin e edukatoreve, nën përkujdesin e tyre gëzojnë, dhe i kënaqen kushteve të reja të këtij kopshti. Të tilla kopshte kemi rikonstruktuar anembanë qytetit të Tiranës dhe disa të tjerë janë në përfundim e sipër, ky është një lajm i mirë, është lajm i mirë për afro 140 vogëlushë të kësaj lagjeje që do të shërbehen në këto rrethana, në këto kushte europiane, dhe për prindërit e tyre, për familjarët e tyre, të cilët sa u përket cilësisë së shërbimit dhe cilësisë së infrastrukturës mund t’i gëzohen, do të thoja një cilësie europiane dhe moderne” u shpreh Basha.