Ura e vjetër në Lezhë për "skrap", vepra që po i vidhen elementët pa u inaguruar VIDEO
Nga historike dhe me vlera monumentale u bë e re, por as me këtë ndërhyrje ura e vjetër mbi Lumin Drin në Lezhë nuk po i shpëton shkatërrimit. Heqja e përbërësve metalik për t`i shitur më pas për skrap ka prekur edhe këtë objekt të rëndësishem për kalimin e qytetarëve. Ende pa u inauguruar rikonstruksioni i plotë që e tjetërsoi këtë monument kulture, ka nisur edhe dëmtimi i tij.Shkatërrimi i shpejtë i kësaj ure ka indinjuar edhe qytetarët. Krahas mbrojtjes ata kërkojnë rihapjen e urës për kalimin e mjeteve ashtu siç u ishte premtuar. Sipas banorëve të Lagjes Skëndërbeg që përdorin pikërisht këtë urë për të dalë në superstradë, në këtë mënyrë shmanget trafiku dhe lehtëson lëvizjen e tyre.Rikonstruksioni i urës së vjetër ka përfunduar që në tetor të vitit që shkoi, por ende ajo nuk është bërë funksionale për mjetet e vogla, ndonëse tjetërsimi i saj kishte pikërisht këtë qëllim.