Noka: Rama sms Tahirit "mendo ku ke gabuar". Ministri: Ishte për vartësit VIDEO

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të hetuar lëvizjet në policinë e shtetit përplasi në debate të ashpra deputetetët e mazhorancës dhe të opozitës por edhe ish-drejtuesin e Ministrisë së Brendshme, Flamur Noka, dhe Ministrin aktual Saimir Tahiri.Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po jepte dëshminë e tij, deputeti i PD-së Flamur Noka lexoi nga telefoni i tij një sms që tha se kryeministri Rama ia kishte dërguar Tahirit.Sipas sms-së së lexuar nga Noka, Rama i shprehte Tahirit zhgënjimin e madh për gjendjen e kriminalitetit në vend për muajin mars. I kërkonte Tahirit të flinte më pak, të reflektonte, dhe të merrte masa për rendin e sigurisë.Nga ana e tij ministri Tahiri u shpreh se atë sms ia kishte dërguar vartësve të tij dhe nuk ishte sms e kryeministrit.Kjo ka nxitur akuza të ashpra nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët aluduan për përgjim të bisedave telefonike mes kryeministrit e ministrit.Deputetët nuk u morën fare me përmbajtjen e mesazhit, ndërsa pyetja që mbeti pa përgjigje është se a është përgjuar komunikimi telefonik apo sms e Tahirit është dekonsipuar nga njëri prej vartëse të tij.Komisioni hetimor i nisur prej orës 13:00 ende vazhdoi për 5 orë.Çfarë ndodhi sot në komisionin hetimor dhe sms-ja e lexuar nga Flamur NokaMerr fjalën Flamur Noka: Dëgjova me vëmendje përgjigjen e të gjitha pyetjeve dhe argëtuese ishte me thënë çështë e vërteta, tani kam një pyetje në drejtim të dëshmitarit. Ju thatë që rezultatet tregojnë shumë mirë që refroma ka dhënë efekte.Noka lexon sms-në: Do lexoj një sms që e kam në ligjeratë të drejtë që ju ka ardhur para pak ditësh nga Kryeministri juaj:“Në muajin mars 2014 janë dyfishuar vrasjet krahasuar me muajin mars 2013, gjithashtu janë përkeqësuar të gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistikor. Nga kjo nuk është kurkun ajo që ke marrë përsipër përpara meje dhe ne kemi marrë përsipër përballë qyetarëve.Pasi unë dhe ti, (është e përsëritur thirrja) për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore karshi teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me një neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë unë jam shumë larg. Problemi je ti dhe jo vartësit e tu dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që ta kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut se meriton gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër më tepër për këto, por këto orë që të kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çfarë nuk ke bërë mirë dhe cdo bësh për të riparuar nëse mundesh”            (Në foto Noka dhe Tahiri gjatë leximit të sms)Mesazhi pasoi një pyetje drejtuar Ministrit po nga zoti Noka:“Të jem i sinqertë është hera e parë në këtë periudhë që merrem me politikë që bie dakord me Kryeministrin tënd dhe kryetarin e PS. Pyetja është kush gënjen këtu, ju që keni një orë që tregoni se policia ka arritur majat e performancave europiane, apo Kryeministri me këtë mesazh që ju ka dërguar ju ?”Tahiri buzëqesh, sms s'është e kryeministrit, ia dërgova unë vartësveReagimi i parë pas mesazhit të lexuar nga ish-paraardhësi i tij ishte një buzëqeshje nga zoti Tahiri, ndërsa nuk ka nguruar se ky veprim edhe njëherë tregon gjendjen në të cilën ishte katandisur policia e shtetit. Ai ka mohuar ketegorikisht që ketë mesazh t’ja ketë dërguar Kryeministri, duke shtuar se ai e bën punën e tij shumë mirë. Ai deklaroi se mesazhi mban firmën e tij dhe e ka adresuar tek 16 vartës në hiearkinë e Ministrisë, duke treguar edhe mesazhin ne telefon."S’e kam problem t’i përgjigjem asnjë pyetje të komisionit, atë mesazh e konfirmova ja kam çuar dy bashkëpunëtorëve të mi, besoj Flamuri ka burime për ta gjetur atë mesazh dhe ai e di ku e ka marrë, e dini ju fort mirë, s’po i them se s’ka rëndësi, e megjithatë unë jam krenar për bashkëpunëtorët e mi dhe të skuadrës së policisë së shtetit" tha Tahiri.(Në foto Ministri Tahiri ndërsa u tregon anëtarëve të Komisionit sms në telefonin e tij)Akuzat dhe kundërakuzat per përgjimeKjo ka nxitur akuza të ashpra nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët aluduan për përgjim të bisedave telefonike mes kryeministrit e ministrit.Paulin Stërkaj, deputet i PS-se: Ky mesazh është drejtpërdrejt nga Kryeministri apo e ke nga ndërmjetësat që futen në telefonatat e Kryeministrave dhe Ministrave.Piro Lutaj, deputet i PS-së: Nëse Flamuri dhe "Flamurët" kanë mesazhe të dërguar nga Sali dhe "salinjtë" të dërguara, do të doja të mos prononcoheshin këtu.Blendi Klosi,  deputet i PS-së: Shqetësohem kur kryetari i Komisionit Hetimor bën një pyetje përsa i përket një mesazhi apo aludimeve për një mesazh që kryeministri i çon Ministrit të Brendshëm. Duhet ndërprerë seanca si mundet një ish-ministër, aludon se ka përgjuar komunikimin telefonik mes kryeminsitrit dhe ministrit. Për përmbajtjen aludoni si të doni, por përgjimi është shkelje e sigurisë kombëtare.Arben Ristani( kryetari i komisionit hetimor, deputet i PD-së): Mesazhin sapo e konfirmoi dëshmitari në seancë dhe përmbajtja e tij është publike dhe e regjistruar në këtë komision.Eduard Halimi (deputet i PD-së): Ne dëgjuam të gjithë debatin artificial dhe përgjigjet e përgatitra më parë. Mesazhi ekzistoka. Se si e ka marrë Noka e hetojmë, por jo këtu, të kemi respekt për dëshmitarin.Ora 13:00/ Lëvizjet dhe emërimet në polici, Tahiri: E gjetëm policinë të gjynjëzuarKomisioni hetimor “Për kontrollin e  zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit” nisi sot rreth orës 13:00.Mbledhja e komisionit ka nisur punimet me dëshminë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka garantuar se reforma në policinë e shtetit do të vazhdojë.Ai ka theksuar se kur ka marrë detyrën si ministër ka gjetur një situatë të degraduar në policinë e shtetit dhe punonjësit e policisë ishin të gjynjëzuar .Seanca dëgjimoreBalla-Tahirit: Cila ishte gjendja e personelit në policinë e shtetit në momentin kur ju morët drejtimin e ministrisë së punëve të brendshme?Saimir Tahiri: Inkurajoj që nëpërmjet gjetjeve të nxisë më tej reformat në policinë e shtetit e cila ka filluar dhe ju shpreh vullnetin e plotë për ta vazhduar.  Kam marrë  detyrën më mes të shtatorit së bashku me kolegët e mi dhe kimi pritshmërinë që e kemi konstatuar edhe kur ishim në opozitë në lidhje me degradimin e burimeve njerëzore të policisë së shtetit, veçanërisht në kupolën drejtuese të saj e cila ishte reflektuar edhe në rezultatet e munguara, cënimin e sigurisë dhe me kërcënim të jetës së shtetasve shqiptarë dhe pasiguri të sipërmarrjes dhe të zhvillimit ekonomik. Kemi bërë së bashku me partnerët ndërkombëtarë një vlerësim të plotë duke besuar që pas 2 dekadash të hville demok kishte lindur nevoja për të bërë një vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm të policisë së shtetit sa i përket burimeve njerëzore, kapacitetit për t`u përgjigjur përmbushjes së misionit sa itakon teknologjisë, infrastrukturës, trajtimit të punonjësve të policisë së shtetit të çdo niveli dhe natyrisht sa i takon mundësisë potenciale për tu përgjgijur nevojave të qytetarëve. Në vlerësim tonë paraprak situata që ne gjetëm në policinë e shtetit sihte shumë më keq se pritshmëria jonë kjo jo vetëm nga qasja vlerësuese jona për të gjitha rangjet e policisë së shtetit por padyshim edhe për policinë e shtetit në tërësi. Kemi gjetur një situatë aspak pozitive sa i përket korrupsionit, kemi gjetur një situatë të degradimit sa i përket strukturave të policisë së shtetit  dhe kemi gjetur dhe trembje, tulatje dhe mungesë të vullnetit dhe dëshirës  për tu përmbajtur detyrave dhe për të përmbushur misionin. Pra policia e shtetit ishte e gjynjëzuar kur unë kam marrë detyrën, ishte e tillë pasi në mënyrë të tillë ishte krijuar për t`u drejtuar. Dhe sot ku lëvizjet në policinë e shtetit janë më pas se dy përqind, ata njerëz me një drejtim të ri po i përgjigjen më së miri misionit kushtetues dhe pritshmërive të qytetarëve.Burimet njerëzore kanë rëndësi maksimale në Policinë e Shtetit. Pamë që në Policinë e Shtetit ishte zhvilluar një tërmet sa i takon burimeve njerëzore. Kemi gjetur një polici me moshë mesatare 40-45 vjeç, shumë larg kritereve të BE-së. Kjo ka ndodhur sepse Policia e Shtetit është trajtuar si hambar për të punësuar ata që nuk gjenin dot punë në administratën e shtetit. Tradhtia, ose lidhja e disa prej drejtuese të policisë me segmente të caktuara të krimit dhe në raste të caktuara komandimi i aktiviteteve kriminale, kishte bërë që të humbte motivimi për tu përballur me krimin. Për këto shkaqe kam kërkuar, duke u konsultuar me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kam kërkuar lëvizje të menjëhershme të drejtuesve të policisë. Duke mbajtur parasysh që në të kaluarën lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë qenë masive. Ne vlerësuam që policia duhet të zbriste në terren, afër qytetarëve, për të çuar shërbimin policor pranë qytetarit. Duke e kthyer piramidën e policisë nga një piramidë e shtrembër kokëposhtë siç e gjetëm, në një piramidë të rregullt që i përgjigjet komandës dhe domosdoshmërisë për të adresuar çështje të kriminalitetit afër qytetarëve. Ky është qëllimi i reformës që sapo ka nisur dhe kush nuk bën detyrën nuk është për Policinë e Shtetit.Taulant Balla (PS): A i plotësonin të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë së Shteti që ju gjetët në detyrë kriteret e duhura për të mbajtur detyrat respektive që mbanin?Ministri Tahiri: Së bashku me ish-drejtorin e Përgjithshëm zotin Burgaj vlerësuam se drejtuesit e policisë nuk i përgjigjeshin asnjë lloj ritmi për të garantuar siguri për qytetarët. Drejtori Burgaj në konsultim me mua vlerësoi se drejtimi i policisë duhej rinovuar me ekspertë e profesionistë, dhe njerëz të aftë dhe të zotë që mund të bënin atë pune. Kemi angazhuar potencialin më të mirë të Policisë së shtetit, për ta vënë në drejtim të policisë dhe për të ecur përpara në sfidat që ka. Një pjesë e drejtuesve që gjetëm në detyrë nuk plotësonin kriteret. Bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë të përjashtuar dhe të rikthyer në detyrë pa asnjë vendim gjykate. Konkretisht zoti Mërgim Hoxha, drejtor i qarkut Lezhë, pa punuar asnjë ditë në Policinë e Shtetit, shkoi në atë detyrë direkt nga drejtori i ujësjellësit Lezhë. Mori gradën drejtues i parë në kundërshtim të hapur me ligjin për gradat duke pasur vetëm 1 vit e 7 muaj punë karrierë policore. Normalisht duhen 12 vjet e 8 muaj. Ky zotëri u bë dhe drejtor i akademisë së policisë, dhe ndërkohë ushtrohej në Facebook për fushatë të theksuar politike në zgjedhjet e fundit. Kemi gjetur drejtues në polici të cilët në dosje kishin të administruar vërtetim, PD dega Peqin, e administruar si vjetërsi pune, Ismail Shefit Elezi. Ishte llogaritur punësimi i tij për vjetërsi pune si nënkryetar i PD dega Peqin. Ky person ka depozituar këtë vërtetim në dosje dhe i është administruar ky vërtetim si në dosje si vjetërsi pune.Arben Ristani: Për këtë arsye e keni hequr zotin Elezi?Saimir Tahiri: Për këtë duhet të pyesni drejtuesin e policisë. Osman Levanaku, administruar në dosjen e punës, roje PD e Shqipërisë. Roje tek PD mund të jetë punë e nderuar, ishte emëruar drejtori i FNSH-së.Arben Ristani: Ne ju kemi kërkuar dosjet përkatëse për të gjithë këta njerëz. Këto nuk na i keni sjellë në dosjet që kemi kërkuar.Saimir Tahiri: I keni në dosje patjetër.Arben Ristani: Nëse këto që ju thoni janë arsye të shkarkimit të këtyre njerëzve dakord.Saimir Tahiri: Këto janë disa nga arsyet të cilat përfshihen në vlerësimin tonë për drejtuesit e policisë.Arben Ristani: Të gjitha arsyet që ju po thoni janë arsyet që kanë çuar në largimet e këtyre njerëzve nga puna apo jo?Saimir Tahiri: Ne vlerësimin tonë të burimeve njerëzore dhe veçanërisht të drejtuesve të policisë kanë dalë dhe këta elementë të cilët janë arsyeja pse këta persona janë rritur në detyrë në mënyrë të paligjshme.Saimir Tahiri: Po arsyetoj gjendjen që kemi gjetur dhe që nuk e kemi çrrënjosur në tërësi. Shtetasi A.K. oficer policie, është arrestuar në një shtet të BE-së me një ngarkesë kokainë. Ka nxjerrë dokumentin e policisë për t’i shpëtuar procedimit në atë moment, duke deklaruar se ishte agjent në mbulim. Autoritetet kanë kërkuar sqarime tek drejtori i Përgjithshëm zoti Burgaj.Arben Ristani: Për cilën periudhë bëhet fjalë?Tahiri: Vazhdon sot e kësaj dite çështja bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Burgaj u kthen përgjigje se personi është larguar nga Policia e Shtetit për mosparaqitje në detyrë. Ndërkohë nuk ka ndodhur që drejtori të kthejë një përgjigje dhe nëndrejtori një tjetër përgjigje. Kjo tregon që nuk kishin asnjë lloj lidhje me njëri tjetrin. Ndërkohë zotëria është rimarrë në detyrë se i duhej për zgjedhje dhe e emëroi në Kukës.Ristani: Nuk po hetojmë standardin e Policisë së Shtetit në vitin 2012. Mos na nxirrni nga shinat e hetimit që kemi.Flamur Noka: Unë kam qenë Ministër jo polic që të merresha me emërime dhe shkarkime.Pjerin Ndreu: Nëse flitet për problem të kriminalitetit dhe drogë, ju nuk mund ta kufizoni kohën e gjykimit të këtij fenomeni. Keni pyetur të gjithë përfaqësuesit e policisë së shtetit për drogën që e keni mbjellë, e keni korrur ju.Ristani: Kush ka pyetur, kë kam pyetur unë?Ndreu: Ju keni pyetur, krahu i djathtë, kolegët tuaj, që nga Drejtori i Përgjithshëm.Ristani: Gënjeni dhe mos mashtroni në Komision, unë nuk kam pyetur asnjë njeri për çështje të drogës.Ndreu: Çdo pyetje që ka të bëjë me probleme të kriminalitetit, trafiqeve, të drogës apo llojeve të e nuk mund të kufizohen në kohë dhe nuk mund të përjashtojë asnjë person që ka punuar apo është implikuar pavarësisht nga koha kur ka ndodhur ajo.Fenomenet e kriminalitet nuk lindin në një kohë të caktuar. Gjykimi yt është joprofesional. Lëreni Ministrin të shpjegojë.Ristani: Logjika ma do që pasoja është e lidhur me shkakun dhe pasoja vjen pas shkakut. Jemi duke hetuar lëvizjet në policinë e shtetit në periudhën shtator-janar.