Kapen 66 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, arrestohet shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2014, 07:45
Policia greke ka sekuestruar rreth 66 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës, një shtetas shqiptar.Sipas informacioneve, operacioni antidrogë është zhvilluar në kryqëzimin e Argo Orestiko, në rrugën Egnatia.Lënda narkotike u kap nga policia greke në Kostur, në automjetin e një 20-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Mësohet se droga, e ndarë në 64 pako ishte e futur në tre çanta. Policia greke ka ndaluar 20-vjeçar shqiptar ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.