Shqiptarët protestojnë në Washington kundër Milo Gjukanoviçit
Demostrata për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi ka zgjuar interesim të madh tek shqiptarët e Amerikës. Ata do të protestojnë kundër liderit malazez Milo Gjukanoviç i cili ndodhet për një vizitë në Washington.Protesta do të mbahet sot para Shtëpisë së Bardhë në Washington DC ku do të kërkohet që të mos i jepet përkrahje Malit të Zi në integrimin Evropian.Shumica e shqiptarëve të Amerikës janë me prejardhje nga trojet etnike në Mal të Zi të cilët kanë rënë pre e spastrimit etnik që Qeveritë Malazeze kanë bërë për dekada me radhë.“Gjukanoviç po luan lojën e dyfishtë në njërën anë po krijon miqësi personale me liderët politik në pozitë dhe opozitë në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ndërsa në të njëjtën kohë po vazhdon shtypjen e shqiptarëve në trojet etnike në Mal të Zi, thuhet në letrën e dërguar nga organizatorët e protestës.Kjo demonstratë konsiderohet si një ndër më të organizuarat pas luftërave në Kosovë dhe Maqedoni.