Kosovë, arrestohen 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës të cilët akuzohen për  pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.Mediat në Kosovë theksojnë se në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i sektorit të ndërtimit në komunën e Prishtinës, një zyrtar dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronari i një kompanie private ndërtimi.Ndërkohë lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas të cilës me urdhër të prokurorit vendor Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë nga Sektori i ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.Sipas mediave në Kosovë, zyrtarët e Komunës së Prishtinës të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:Ismet HalitiSkënder CanolliBlerina SylaAdrian MuhadriVehbi AbdullahuGranit CenajDrita RukiqiBlerim  IbishiArbenita  AjetiMergim ShalaQemajl Pozhegu (pronar i një kompanie) i cili akuzohet  për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.Arrestimi i sotëm është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe janë siguruar prova të rëndësishme për dyshimin e bazuar se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale të përmendura më lart.