Lirohen 8 nga zyrtarët e arrestuar të komunës së Prishtinës, dy inspektorë 1 muaj paraburgim

Ismet Haliti, shef i inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe inspektori Skënder Canolli, janë dy zyrtarët për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë nga një muaj paraburgim, ndërsa tetë të arrestuarit e tjerë janë liruar nga gjyqtari i EULEX-it.Avokatët mbrojtës të dy inspektorëve që u mbajtën në paraburgim, deklaruan se do ta apelojnë për vendimin.Për 10 zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria ditën e arrestimit të tyre.Detyrim paraqitje është caktuar dhe për Qemajl Pozhegun, i cili dyshohet se "ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".