Samaras në Reuters: Greqia po rikthehet

Greqia po shqyrton mundësinë e emëtimit të një bondi brenda tre muajve të ardhshëm, duke kapërcyer më të këqijat e krizës së borxhit, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë Reuters kryeministri Antonis Samaras."Greqia po rikthehet. Para dy vjetësh gjendeshim në epiqendrën e destabilitetit financiar në rajon dhe ishim një vend i destabilizuar në një rajon relativisht të qëndrueshëm. Tani situata është krejtësisht e ndryshme: Greqia u stabilizua, sa politikisht, aq edhe ekonomikisht ",ka deklaruar SamarasDuke iu referuar mundësisë së emëtimit të një bondi, kryeministri deklaroi: "Koha e këtij emetimi varet nga rrethanat e tregut dhe nuk e kemi përjashtuar mundësinë që të rikthehemi në tregje gjatë gjashtëmujorit të parë të 2014-s".Sipas Samaras, Greqia ka nisur ngjitjen e një klime stabiliteti dhe zhvillimi."Arritëm në fund dhe tani po fillojmë ngjitjen. Jemi vetëm në fillimin e një ecurie ngjitëse... Fjalët më të rëndësishme në këtë moment janë stabiliteti dhe zhvillimi. Nuk duhet ta humbas kursin tim, do të vazhdoj drejt, nuk do të devijoj aspak", përsërit kryeministri.Pervec planeve personale te lidhura sigurisht me objektivat per vendin, kryeminsitri grek, i cili ka marrë drejtimin e vendit në kohën më të vështirë në historinë greke shprehet se Greqia po kthehet, në sensin e imazhit dhe ekonomisë."Imazhi ndërkombëtar i Greqisë gjithashtu ka ndryshuar. Ekziston një psikologji tjetër dhe kjo është një ndjesi e re që po krijohet në Greqi dhe prandaj them se Greqia po rikthehet", ka përfunduar Antonis Samaras.