Rrëfehet familja e kamikazit kosovar: U mashtrua nga miqtë, i bënë “lavazh truri”

Familjarët e kamikazit kosovar, Blerim Heta, i cili javës që shkoi vrau në një sulm vetëvrasës në Bagdad mbi 50 persona, thonë se atë e mashtruan. Sipas deklaratave të tyre, Blerimit i bënë “lavazh” truri me ligjërata, pasi sipas tyre ishte dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia.Më 24 mars familja Heta nga Varoshi i Ferizajt mori një telefonatë nga djali i tyre, Blerim Heta, për të cilin e dinin se po mësonte për fe në Siri.“Nesër do të takohem me All-llahun”, ishte lajmi që ai u bëri të ditur atyre.Të nesërmen, më 25 mars, kosovari Blerim Heta kreu një sulm vetëvrasës në Bagdad të Irakut, ku la mbi 50 të vrarë. Forumet e xhihadit në internet e shpallën menjëherë shehid (dëshmor).Familja e Blerim Hetës thonë se djalin e humbën për asgjë.“Pas kësaj që më ndodhi më s’dua të dëgjoj për fe , për selam e këso sende. Djalin ma mashtruan. Ne jemi familje evropiane, lidhje nuk kemi me kësi ekstremizma, por djalin ma mashtruan”, thotë babai i tij, Remzi Heta.Ai nuk flet gjatë, por thotë se ka një mesazh për të gjithë ata prindër që i shohin fëmijët e tyre se po bëhen ekstremistë.“Ndalini sa nuk është vonë”, shprehet Heta.Arjeta Heta-Reqica, motra e Blerim Hetës, thotë se vëllai i tyre ishte krejt normal, deri në prill të vitit 2012 , ku thotë se filloi të shoqërohej me njerëz që aplikonin një islam tjetër- më radikal.“Vëllai ka filluar me fe kah prilli i vitit 2012 dhe tek pas një viti ia ka nisur që të na flas edhe neve në shtëpi për fe. Pas një viti, duke u shoqëruar me një shoqëri që ne nuk i dinim saktë se kush ishin, por e shihnim që ishin më ekstremistë se sa njerëzit që kishim parë kohë më parë duke shkuar në xhami, ai ndryshoi komplet, sa që u izolua. Nuk ia jepte dorën as çikave të axhës dhe as nuk na bashkohej nëpër festa familjare”, thotë Arjeta.Për nxitjen e ekstremizmit tek vëllai i saj, Arjeta ka një fajtor.“Ai ka qenë pothuajse e i rregullt në ligjëratat e Shefqet Krasniqit. Ka shkuar edhe në Maqedoni. Në fillim e kem ditur se po shkon me shoqëri për qejf, por më vonë e kemi marrë vesh se ai ka qenë në ligjërata të atyre hoxhallarëve si Bekri Halimi ose Bajrami e të tjerë që folin për xhihad. Edhe në internet i ka dëgjuar shumë ligjëratat e tyre”, thotë ajo.Askush nga familjarët e Blerim Hitës nuk pranon që të fotografohet, derisa të gjithë e kujtojnë Blerimin, i njohur si kamikazi kosovar që vrau mbi 50 vetë në Bagdad, si një djalë që kurrë nuk ka gënjyer.Nëna tij, thotë se nuk ka çfarë të flasë më shumë. Ajo vazhdon ta ruajë letrën e fundit të Blerimit që ia kishte shkruar në gushtin e viti 2013, kur edhe ishte nisur fsehhurazi për në Siri, ku i shkruan së ëmës që nëse nuk takohemi në këtë botë, do të takohemi në Xhenet (parajsa sipas besimit islam).Udhëtimi drejt Sirisë, makina e kuqe e largoi nga shtëpiaNjë dëshmitar i kishte thënë familjes se ditën e 7 gushtit, kur Blerim Heta iku nga shtëpia në Varosh të Ferizajt për të shkuar në Siri, e kishte marrë një makinë e kuqe, e cila për pasagjerë kishte edhe tre burra në moshë e me mjekra të gjata.Familja thotë se kurrë nuk e zbuloi se kush e mori djalin e tyre. Ai atë ditë ishte vetëm në shtëpi, pasi që prindërit dhe vëllezërit kishin qenë në Gjermani, derisa motra e tij, Arjeta Heta-Reqica, tash e martuar, kishte qenë te shtëpia e burrit të saj.Kjo familje ishte kthyer në Kosovë në vitin 2000, derisa të gjithë fëmijët saj kishin lindur e rritur në Gjermani. Blerim Heta e kishte kryer shkollën e mesme në Ferizaj, derisa kishte provuar disa herë të vazhdonte studimet dhe ishte regjistruar herë në Universitetin Publik e herë nëpër universitet e private. Ai provoi të studionte psikologji, gjuhë angleze e gjuhë gjermane, por asnjëherë nuk e përfundoi asnjërin nga këto fakultete.Për më shumë se nj vit e gjysmë ai kishte punuar edhe në kampin amerikan të KFOR’it në Kosovë, “Bonsteel”.Megjithëse familja e njohin si njeri që nuk ka gënjyer kurrë, ai kur u bashkua me grupet e xhihadit në Siri, filloi edhe këtë. Sipas motrës së tij, Arjeta Heta-Reqica, Blerimi vazhdimisht u kishte thënë atyre që nuk është pjesë e grupeve të xhihadit, por që po mësonte për fenë dhe gjuhën arabe në Siri dhe kur të kthehej në Kosovë do t’ua mësonte edhe atyre fenë.Këtë praktikë e kishte vazhduar deri në dhjetorin e vitit 2013, kur në një telefonatë i tregoi motrës së tij që tashmë ishte pjesë e xhihadit.“Këtë ia kam mbajtur fshehur nënës, i kam thënë edhe Blerimit mos i kallo se nëna vaun edhe prej sëmundjes së sheqerit. As baba nuk e ka ditur”, thotë ajo.Financat nga Shteti IslamFamilja thonë se me Blerim Hetën kanë komunikuar përmes “Skype-it” dhe përmes numrit të tij personal të “Z-Mobile” që e kishte marrë me vete.“Telefonin ia kemi mbushur me para ne. E kemi pyetur shpesh se a ke nevojë për para, por na ka thënë se nuk i duhen se paratë i merr nga xhamia. I merr nga Shteti Islam”, thotë vëllai i tij, Bekimi.Ai thotë se është interesuar që vazhdimisht të dijë se kah po financohen, dhe i ka bërë ofertë që t’i dërgojë para nga Gjermania, për më shumë, sipas tij, për të rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me të, por ai nuk ka pranuar.E ëma dhe motra e Blerim Hetës thonë që e kanë lutur që edhe të takohen diku në Stamboll, por ai nuk kishte pranuar.“Na thoshte se duhet me i pyetur kta ktu, pa treguar saktë se kë, por në fund nuk prano të takohemi dhe pse kurrë nuk na tha jo përfundimisht”, thotë Arjeta.Ajo thotë edhe se tashmë është e bindur që dikush e kishte mashtruar keq.“Nganjëherë duke folur me ne në “Skype” largohej, Ai fliste dhe me dikë. Dikush po e mësonte për keq”, thotë Arjeta.Zbulohet kamikazi i parë kosovar, sulm vetëvrasës në Irak, vret 52 personaTë paktën 52 ushtarë e oficerë irakianë kanë vdekur pas një sulmi vetëvrasës javën e fundit në veri të Bagdadit në Irak, ndërsa përgjegjës për sulmin është një kosovar.Sipas mediave, autori i sulmit është Blerim Demiri nga Ferizaj, pjesë e një organizate islamike i cili mendohet se është kosovari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.Lajmin e ka bërë të ditur organizata, pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF” ndërsa forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj.Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova dhe kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”.Kjo është hera e parë që një person nga Kosova kryen sulm vetëvrasës. “Abu Khabab Al Kosovo” ka rënë shehid në sulmin kundër ushtrisë irakiane, duke shkatërruar katër tanke dhe duke vrarë disa ushtarë. I lutemi Allahut që ta pranojë”, ka shkruar një anëtar i organizatës në Twitter.