Vritet 5 vjeçari kosovar në Gjermani, 43-vjeçari i dyshuar si autor dyshohet se abuzoi
Vrasja e një djali vetëm 5 vjeç nga Kosova ka tronditur opinionin publik në Herford të Gjermanisë.Dano u gjet i torturuar dhe i mbytur në bregun e lumit Werre.Mediat në Gjermani shkruajnë se mes Danos dhe fëmijëve të autorit të krimit kishte pasur një grindje dhe 43 vjeçari Ibrahim B. po nga Kosova.Në momentin që Dano e ka kërcënuar se do t'i rrëfente gjithcka babait të tij, ai është rrëmbyer dhe më pas mbytur.Gjithcka është rrëfyer në polici nga i akuzuari, i cili ka deklaruar se kur pa në Televizion se vogëlushi ishte denoncuar si i zhdukur, vendosi ta vriste atë.Kanë qënë dëshmitarë okularë ata që kanë dyshuar për veprimin e kryer nga 43 vjecari, i cili u pa të transportonte në breg të lumit një valixhe. U njoftua policia e cila gjeti vogëlushin e pajetë që kërkohej që prej 14 marsit.Tashmë i njëjti person po hetohet edhe për zhdukjen e një vajze të mitur, Jenisa që rezulton e zhdukur që në vitin 2007. Në fakt familja e saj ka banuar disa ditë në banesën e të akuzuarit për vrasjen e 5 vjecarit, Dano.Vdekja e Vogëlushit i ka tronditur të gjithë, ndërsa e ëma nuk mundi as ti japë lamtumirën, pasi nga tronditja e madhe kishte nevojë për kujdes mjekësor dhe u shtrua në spital