Mitrovicë, digjet makina e ish-kryetarit të komunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2014, 09:14
Digjet makina e ish-kryetarit të Mitrovicës së veriut Aleksandër Spiric. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate në rrugën ‘Drvarska’ në veri të Mitrovicës.Sipas Kosovapress-it persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën automjetit tip Hyundai në pronësi të Aleksandër Spiric, ish kryetar i përkohshëm i veriut të Mitrovicës.Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Ende nuk dihen motivet e ngjarjes por dyshohet se sulmi ka prapavijë politike.Ndërkohë Aleksandër Spiric ka qenë anëtar i G-17, ndërsa para dy jave ka kaluar në Partinë Progresive serbe (SNS).