Protestojnë shqiptarët e Malit të Zi: Duam të drejta për vetëqeverisje lokale

Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi protestuan dje në qytetin Tuz duke kërkuar më shumë të drejta. Ata paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 majit.Forumi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Demokratike janë të pakënaqur me politikën që diskriminon shqiptarët e Malit të Zi.“Duam të drejta për vetëqeverisje lokale dhe nuk heqim dorë nga kjo”, ka thënë Besnik Gjonaj nga Forumi Demokratik për Integrim.Në protesta u shpalos flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës, por jo flamuri i Malit të Zi.“Kemi bërë shumë për këtë shtet, e shteti ka krijuar shoqërinë ku shqiptarët janë të padëshiruar. Është koha që shteti të shpreh respekt ndaj nesh”, ka shtuar Gjonaj.Shqiptarët thonë se ky është fillimi i demonstratës që do të mbahet me 8 prill në Ëashington. Sipas tyre, diaspora shqiptare këtë mesazh do t’ia përcjell edhe kryeministrit Milo Dukanoviç që niset sot për një vizitë zyrtare në SHBA.