Zgjedhjet në Kosovë, parlamenti miraton ligjin
Me 44 vota pro, 2 kundër dhe 18 abstenime, Kuvendi i Kosoves ka miratuar ne parim projektligjin per zgjedhjet e pergjithshme ne vend.Megjithëse u cilësua projektligj që nuk përfshin ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje ne raundin e dyte te votimit, pasi herën e parë në sallë mungonin disa deputete.Projektligji kaloi pa praninë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me abstenimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami,ka thënë se PDK e mbështet këtë ligj, pavarësisht se me të nuk bëhet reforma zgjedhore. Sipas tij, mosrealizimi i reformave vjen si rezultat i mungesës së vullnetit nga të gjitha partitë parlamentare."Ky ligj nuk promovon një reformë substanciale zgjedhore çfarë Kosova ka pasur nevojë. Ndryshimet që përmban ky ligj më tepër merren me administrimin e procesit zgjedhor sesa me sistemin zgjedhor".tha aiDiskutimet jane shoqeruar me debate dhe polemika te ashpra në lidhje me nene të caktuara të ligjit mes deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dhe atij të LDK-së, Arben Gashi. Sipas deputetes Haxhiu, ligji ka nene të kontrabanduara, të cilat nuk janë diskutuar fare në Komisionin për Legjislacion.Kurse, Arben Gashi, ka akuzuar Haxhiun se ishte ajo dhe partia e saj që kishte bllokuar procedimin e këtij ligji në Kuvend për tri javë të tëra. Pas miratimit në parim, pritet që ligji t'i nënshtrohet edhe njëherë procedimit në Komisionet adekuate dhe më pas do të kthehet në Kuvend për miratimin përfundimtar të tij.