KiE akuza Greqisë për torturimin e Karelit, Muiznieks: Të zbardhet ngjarja, dënim autorëve
Kreu i Komisionit për të drejtat e njeriut në KiE, Nils Muiznieks, ka shprehur shqetësimin lidhur me vdekjen nga dhuna ne burgun grek të Ilia Karelit."Jam seriozisht i shqetësuar për vdekjen e të dënuarit Ilia Kareli si pasojë e torturës në burg. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të funksionojnë pa ligje. Standardet për respektimin e të drejtave të njeriut duhet të pranohen nga gjithë vendet dhe autorët e sjelljes së dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi", thotë Komisioneri Europian."Veprimi i ndërmarrë nga autoritetet gjyqësore në Greqi për të hetuar këtë rast, është një hap pozitiv, i cili duhet të çojë në sanksione shembullore për gjithë përgjegjësit e këtij krimi", shton ai.Së fundi, Muiznieks i bën thirrje qeverisë greke të garantojë që sjellja e oficerëve të zbatimit të ligjit të jetë gjithmonë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut dhe të marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla të papranueshme".