Tërmet në Greqi, lëkundje në Atika e Kretë
Greqia eshte tronditur nga termeti. Një lëkundje sizmike, me magnitudë 5,6 balle e shkallës Rihter është shënuar mbrëmjen e të premtes, në ora 23:08 dhe është ndjerë nga Atika deri në Kretë.Sipas matjeve më të reja nga sistemi elektronik i Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra në juglindje të Hidrës dhe 89 km në jug të Athinës.Siç u bë e ditur nga shërbimi zjarrfikës, nuk ka patur viktima apo deme te konsiderueshme nga termeti.Greqia kohet e fundit ka patur shume lekundje termeti, ku me i fundit ishte ne ishullin Kefalonia. Ishulli u godit nga dy termete rresht, ku shume familje mbeten ne qiell te hapur.Nga termeti me me magnitudë 6.1 ballë, 10 persona mbeten te plagosur dhe demet materiale ishin tejet te medha.U shpall gjendje e jashtezakonshem vend, ku u mbyllen shkollat dhe te gjitha institucionet e tjera te sherbimit.Ishulli i Kefalonias u vizitua edhe perfaqësues të qeverise greke, e cila miratoi edhe një fond per rikonstruksionin e shtepive te shembura ne ishullin Kefalonia.Në vitin 1953 ky ishull u shkaterrua pothuajse totalisht nga nje termet i fuqishem.