Maqedoni, fushatë me retorikë nacionaliste

Fushata elektorale e partive politike për zgjedhjen e presidentit apo tjetra që tani ka nisur për zgjedhjet parlamentare, po përcillet edhe me retorikë nacionaliste, e njohur në të gjitha ciklet zgjedhore në Maqedoni. Partitë kryesore që janë pjesë e pushtetit aktual, si platformë kryesore kanë sigurimin e sa më shumë mandatave.VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit, Nikolla Gruevski, kërkon mbi 60 mandate deputetësh për të mos u kushtëzuar, siç thotë, me kërkesa jo reale nga partitë shqiptare, ndërsa BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon 25 mandate, që, sipas tij, do të ishin garanci për rrumbullakësimin e të drejtave të shqiptareve, arritjen e procesit integrues të vendit si dhe realizimin e synimin të saj të fundit për një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pra, të pranueshëm nga dy komunitetet më të mëdha në vend.Njohësit e çështjeve politike thonë se retorika e tillë nxitëse bëhet në mungesë të platformave të tyre reale zgjedhore apo mospërmbushjes së premtimeve të dhëna andaj edhe tani ndryshojnë taktikën e veprimit për të tërhequr votuesit.Zgjedhjet në Maqedoni përfundojnë më 27 prill, kur së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.