Skandali politik në Greqi, Samaras: Kriminelët, jo rregullatorë të politikës
“Nuk do të lejoj kurrë që një organizatë kriminale të bëhet rregullator i jetës tonë politike”. Keshtu ka deklaruar kryeministri i Greqise, Antonis Samaras, ne lidhje me viden e publikuar nga perfaqesues te Partise Agimi i Arte dhe akuzave per nderhyrje te qeverise ne gjyqesor.Samaras theksoi se ishte ai personalisht, që e luftoi që në fillim Agimin e Artë, me ashpër se kushdo tjetër.“Nuk do të lejoj sjelle të papranueshme nga kushdo zyrtar i qeverisë”, nënvizoi Kryeministri.Samaras vuri në dukje se qeveria vazhdon, me të njëjtin besim të patundur të mbështesë absolutisht pavarësinë e drejtësisë dhe shtoi se gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e dy Ministrave (të rendit dhe të drejtësisë), identifikohen me Agimin e Artë për qëllime partiake, duke shtuar:“Ne ecim përpara me unitetin e domosdoshëm dhe stabilitetin politik, po aq të domosdoshëm”.Politika greke u trondit pas publikimit te nje video ne parlament nga zevendeskryetari i partise ekstremiste Agimi i Arte. Ne video paraqitet biseda e sekretarit te Përgjithshem te Keshillit te Ministrave, Panajotis Baltakos, i cili thote se pas goditjes ne gjyqesor fshihet qeveria.Menjehere pas kesaj erdhi edhe doreheqja e Baltakos me kerkese të kryeministrit Samaras. Panajotis Baltakos thuhet se është xhiruar vjeshtën e kaluar gjatë një takimi në parlamentin grek me deputetin e partise ultranacionaliste Agimi i Arte.Nderkohe sipas nje sondazhi te fundit ne Greqi, Syriza mbetet ende ne krye, duke u renditur serish ne krye të listes. Sipas ketij sondazhi, ne te cilin votuan 1 mije qytetare greke, mbeshtetja me e madhe shkon per partine e drejtuar nga Aleksis Cipras, ndersa verehet nje rikthim i mbeshtetjes edhe per partine neonaziste "Agimi i Arte".Sipas sondazhit, Syriza ka zënë vendin e parë me 21.8%, e ndjekur nga "Demokracia e re" me 19,7%, "Agimi i Artë" rezulton i treti me 7.6%, ndërsa partia e re "Lumi" renditet e katërta me 6.4%.Sipas analisteve, sondazhi le hapesire per interpretime dhe dyshime, pasi nuk ka sesi qytetaret te mbeshtesin "Agimin e Arte", sidomos pas videos se publikuar dy dite me pare ne media, mes nje deputeti te Agimit te Arte dhe Sekretarit te Pergjithshem te qeverise greke, video e cila shkaktoi nje termet te vertet.Në këtë sondazh shumica e votuesve grekë jane shprehur pesimiste per te ardhmen, duke theksuar se nuk presin ndonje permiresim. 73% e tyre besojnë se gjërat janë të vështira dhe nuk ka arsye për të qenë optimistë, ndërsa 25.1% e shohin më mirë situatën.Lidhur me imazhin e qeverisë greke, 61.5% e votuesve kanë mendim negativ, ndërsa vetëm 21.7% janë shprehur pozitivisht. Sondazhi eshte kryer ne datat 1 dhe 2 prill.