Lazanski: Kosova e humbur, Serbia mund ta kthejë vetëm me luftë

Analisti serb i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Miroslav Lazanski, ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe atë nuk mund ta kthejë përmes rrugës ligjore-diplomatike, por këtë duhet ta bëjë me luftë."Përshtypja ime është se ne e kemi humbur Kosovën dhe atë nuk do të mund ta kthejmë me anë rrugëve diplomatike dhe ligjore, por vetëm me një luftë ushtarake”, ka deklaruar analisti i njohur serb politiko-ushtarak Miroslav Lazanski, raportojne mediat serbe  duke iu referuar një video linku të publikuar në You Tube.Analisti serb ka kritikuar elitën e politike dhe intelektuale në Serb, se nuk po interesohen sa duhet për humbjen e territorit të Kosovës.“Shumë intelektualë dhe politikanë, kur të bisedoni me ta rreth Kosovës thonë : ‘çfarë na duhet ajo’, ose pyesin ‘kush do t’i kontrollojë poshtë (në Kosovë) një milion e shtatëqind mijë njerëz . Unë mendoj se shqiptarët në Kosovë nuk janë aq të rëndësishëm, i rëndësishëm territori dhe pasuritë minerale dhe kështu me radhë. Tek politikanët nuk ekziston ndjenja e territorit ose ekziston shumë pak”, ka thënë Lazanski.