Sllovakia mund të njohë Kosovën? Presidenti i ri paralajmëron ndryshime në qëndrim
Ish-biznesmeni Andrej Kiska ka fituar garën presidenciale në Sllovaki, duke e mundur presidentin aktual, Robert Fico. Kosova ka qenë një prej temave të shumta të politikës së jashtme që janë diskutuar në fushatë dhe kandidatët kanë pasur qëndrime të ndryshme.Derisa presidenti në largim njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, presidenti i ri ka thënë se nuk e kupton si është e mundshme që Sllovakia të jetë një nga vetëm 5 vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton KTV.Ai ka thënë se Bratisllava duhet të sillet në raport me Kosovën, njëjtë sikurse shumica e shteteve të BE-së. Kiska ka hedhur poshtë krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës e Krimesë, apo edhe me gjendjen e hungarezëve në Sllovaki.Zgjedhja e tij në këtë post mund të ndikojë pozitivisht në njohjen nga ky shtet.