7 Prilli, dhunohet monumenti i Mbretit Zog, PD: Vepër e kryeministrit Edi Rama VIDEO

Në ditën e pushtimit fashist, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të rrëzojnë shtatoren e Mbretit Zog, të vendosur  në bulevardin “Zogu i Parë".Ky incident është denoncuar sot nga Edi Paloka, kreu i grupit të Partisë Demokratike. Paloka e cilësoi si të turpshme ngjarjen dhe  akuzoi kryeministrin Rama si nxitës të këtij sulmi.“Ajo që ka ndodhur me monumentin e Mbretit Zog është një ngjarje e turpshme e nxituar nga ato që kërkon të hakmerreshin edhe nga kryeministri që mban foton e Enverit. Monumentit të Zogut i kanë hedhur litarin pasi kanë dashur ta rrëzojnë dhe ta zëvendësojnë me diktatorin” theksoi Paloka.Në përvjetorin e 75-të të pushtimit të Shqipërisë, atëherë drejtuar nga Mbreti Zog, figura e tij vijon të krijojë polemika.