Vlorë, prezantohet prefektja e re, Rama: Fund shtetit klientelist VIDEO

Edi Rama ka zbarkuar për të disatën herë në Vlorë duke u ndaluar në Teatrin e qytetit bregdetar prej ku doli dhe deputet.Këtë herë jo për të shpallur ndonjë projekt fitues, por për të transmetuar live prezantimin e Prefektes së re.Kryeministri duke shprehur vendosmërinë e tij për mbajtjen e premtimeve gjithsesi u ka kujtuar socialistëve se 1 milion votat nuk do keqpërdoren për të copëtuar pushtetin.“Ne socialistët e bashkuar nuk mund të vazhdojmë në traditën e shëmtuar të rrënimit dhe gërryerjes së shtetit për interesat e një pushteti të përqëndruar vetëm tek një klientelë e ngushtë partiake, nepotike apo klanore. Ne duhet ta bëjmë shtetin, ne do t`i bëjmë institucionet e shtetit të afta që të krijojnë gjithmonë e më shumë kushtet që Shqipëria të zhvillohet përmes punësimit përmes prodhimit, përmes edukimit të duhur dhe instrumentave që garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi normal. Nëse duam që Shqipëria të jetë një vend normal dhe nëse nuk duam që në Shqipëri të vazhdojë cikli i shkarkim-ngarkimit vetëm për interesa të ngushta që fatkeqësisht kontorllohen nga një grup njerëzish” tha Kryeministri.Një mesazh me këmbë në tokë edhe për ata që ndoshta kanë menduar se do rregullonin hallet me deputetët apo Ministrat kushërinj.“Tani që jemi në pushtet duhet t’i japim një përmase të re atyre personave që e kishin të pamundur të merrnin pjesë, ku gjithkush ishte i kërcënuar drejtpërdrejt për bukën e gojës. Dua të jem shumë i qartë se ne duhet të nxjerrim më të mirën nga çdo vatër progresisti dhe progresi, nga çdo pjesë e komunitetit, në mënyrë që t’i japim vendin që meriton çdo talenti, çdo eksperience dhe t’i japim fund një ndasie të vjetër e shkatërruese të atyre që me pushtetin nuk dinë gjë tjetër veç të rregullojnë në punë kushërinjtë. Kjo është vota më e brishtë që kemi marrë sepse është e lidhur me pritshmëri të jashtëzakonshme dhe e kemi detyrim për ta respektuar popullin, në rradhë të parë duke mos përsëritur gabimet e paraardhësve”, u shpreh kryeministri Rama.Prefektja e re, Etjona Hoxha, e cila në këtë detyrë zëvendëson Besnik Dervishin, premtoi se “Do eliminojë emërimet abuzive në punë”. “Do i japim fund nepotizmit dhe korrupsionit”, u shpreh ajo.Para dhe pas prezantimit të Prefektes, Kryeministri nuk ka kursyer kafenetë e Vlorës dhe xhiron në pedonale, ndërsa prej Tirane ka marrë edhe shigjetimin e rradhës nga opozita që e cilësoi spektakël të shëmtuar humbjen e një dite punë të shefit të qeverisë.   (Në foto Kryeministri Rama në një nga kafenetë e Vlorës)Tahiri: Reformë institucionit të prefektitNdërsa ministri Tahiri e cilësoi si të domosdoshëm reformimin e institucionit të prefektit. “Ky është një moment për të ritheksuar prioritet e qeverisë të cilat janë ndjekur nga Besniku dhe që me më shumë kujdes do ndiqen nga Etjona. Unë ndaj bindjen se në vetvete institucioni i prefektit duhet reformuar në pikëpamje të kompetenc ës, përgjegjësive, të ushtrimit të detyrës, në pikëpamje të përfaqësimit të qeverisë, të ndjekjes së prioriteteve, të kordinimit dhe të harmonisë mes përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe atyre qëndror në çdo qark. Ky është një ndër qëllimet e shumta por pritoritetare që do të adresohet me reformën territoriale që të jetë në vijim. Qevrisje sa më afër qytetarëve dhe shërbime inovative për t`i dhënë në radhë të parë siguri qytetarëve për shërbime dhe modernizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe progresin e sipërmarrjes në shoqëri. Por patjetër në momentin kur reforma administrative të bëhet realitet mbetet në dorën e prefekti të ushtrojë përgjegjësi në mënyrë më përparimtare të mundshme duke garantuar që shërbimi i prefekturës të jetë sa më pranë qytetarëve” tha Tahiri.Etjona Hoxha është pedagoge në departamentin e Gjuhë-Letërsisë, në Universitetin e Vlorës, ‘Ismail Qemali’.  Gjithashtu, ajo është pjesë e Asamblesë Kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste.PD:Rama spektakël të shëmtuar; PS: Saliu plak të mos përgojojë Rama me fasonët, paketa e re 42 masa mbështetëse për këtë industri