MEMO-ja për Endira Bushatin, PD padi në Prokurori për hartuesit VIDEO

Partia Demokratike ka kallezuar penalisht këshilltaren e Shërbimit të Monitorimit te institucioneve te pavaruara të Kuvendit të Shqipërisë. Ne kallzimin penal, kopje te cilen Ora News e ka siguruar, deputetet demokratë theksojne se ne Memon e paqitur kryetarit te Kuvendit, ku theksohet se nga data 24.09.2012, e ne vijim Endira Bushati qendron me mandat te paligjshem ne krye te AMA-s, këshilltarja e Shërbimit të Monitorimit te institucioneve te pavaruara, Sonila Kadareja, ka konsumuar veprat penale te shperdorimit te detyres, korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentesh.Demokratet arsyetojne se Kadare, nuk eshte konsistente ne Memot drejtuar kryetarit te parlamentit, pasi sipas tyre ne dy Memot e hartuara ne muajin shtator dhe tetor te vitit 2013, evidentohen tre vende vakante ne AMA, duke theksuar se mandati 5-vjeçar i Kryetarit i zgjedhur nga Kuvendi në 2011, vazhdonte deri në vitin 2016.Por sipas tyre, sëfundmi ky Shërbim përfaqësuar po nga Zj. Kadare, me Memo-n e fundit i është drejtuar sërish Kryetarit të Kuvendit per plotësimin e vendeve vakante jo më për 3 anëtaret, por për 4 (katër) prej tyre, duke kerkuar dhe shkarkimin e kryetarit aktual.Memo, ku theksohet se Bushati qendron me mandat te paligjshem ne detyre nga viti 2012, eshte kthyer ne beteje mes mazhorances dhe opozites. Mazhoranca po e perdor si shtyllen kryesore per te finalizuar nismen e saj per shkarkimin e kryetares se AMA-s, ndersa deputetët opozitare e cilesojne te falsifikuar dhe te hartuar nen presion.