Malaria, pas 25 vitesh do ribëhet dezinsektimi i mushkonjave në Shqipëri

Ndërsa mbi gjysma e popullsisë së botës është në rrezik nga sëmundjet e malaries, etheve tropikale, ethet e verdha dhe leshmaniozës, Ministria e Shëndetësisë ndërmerr hapat e para për parandalimin e tyre duke nisur me dezinsektimin e vendit.Nëpërmjet një fushate sensibilizuese me slloganin 'Një pickim i vogël, mund të sjellë një kërcënim të madh'  Ministria  e Shëndetësisë ka paraqitur edhe planin e masave të dezinsektimit që përfshin Vlorën, Nartën, Orikumin, Durrësin, Fierin dhe lagunën e Karavastasë.Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë thekson se shtresa më e rrezikuar nga këto sëmundje vdekjeprurëse është ajo e varfër.Ndonëse procesi i dezinsektimit ka 25 vjet që nuk është kryer në Shqipëri, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj premtoi se ky proces do të përfundojë në muajin shtator të këtij viti.“dezinsektimi ka qenë një kërkesë e kryeministrit dhe qeverisë vendore. Ne kemi ngritur një grup pune dhe ndërhyrja do të realizohet në 5 plane deri në muajin shtator.Dezinsektimi kryhet pas 25 vitesh, do të ketë 3 ndërhyrje në zonat urbane, lagunore dhe të mbrojtura” është shprehur Beqaj.Kryetari i Bashkisë së Divjakës theksoi se dezifektimi ndihmon turizmin, por sipas tij ky proces ka mbetur në harresë.Ndërsa Drejtori i ISHP, Arjan Bregu theksoi se vektori i malaries është present duke u shndërruar në një rrezik potencialNdërkohë specialistët theksojnë se në dezifektimin që do të përdoret në zonat lagunore do të përdoret lëndë që të mos dëmtojë speciet ujore.Sipas tyre, për dezinsektimi do të bëjmë ndërhyrje nga ajri dhe toka, pasi qarkullojnë 45 lloje mushkonjas ku 13 prej tyre janë anafele dhe mushkonja tigër.Fushata sensibilizuese për këto sëmundje vdekjeprurëse është prezantuar gjatë një takimi të zhvilluar me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit.