Ilir Meta sot në mbrëmje në “Channel One”, jep përgjigje për akuzat e ngritura nga PD
I sapokthyer nga vizita 3 ditore në Kosovë, kryetari i parlamentit Ilir Meta do të jetë sot në mbrëmje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.Zhvillimet më të fundit të politikës, statusi, përplasja mes mazhorancës dhe opozitës dhe konflikti në rritje mes Metës dhe aleatëve të vjetër, do të dominojnë intervistën që do të transmetohet live në orën 21 të mbrëmjes.Intervista vjen në një kohë kur Kryeparlamentari po përballet me akuza të shumta nga Partia Demokratike e cila së fundimi e ka etikuar edhe si noter të kësaj mazhorance. Sipas selisë blu, kreu i kuvendit nuk po zbaton rregulloren dhe po merr vendime antikushtetuese, ku më i kontestuari mbetet shkarkimi i kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka. Për këtë vendim të 20 shkurtit, presidenti Nishani por edhe opozita kanë depozituar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.Kryetari i parlamentit do ti japë përgjigje sot në mbrëmje të gjitha akuzave të ngritura ndaj tij në intervistën e Roland Qafokut, “Debati në Channel One”