PS: 62% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, 23% në varfëri ekstreme
62% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, ku 23% e tyre përballen me një varfëri ekstreme. Ky ka qenë konstatimi i sociologut Kosta Bajraba, gjatë një bashkëbisedimi që Partia Socialiste pati me gazetarët lidhur me situatën ekonomike dhe varfërinë në vend.Lidhur me këto statistikat e sipërpërmendura, Bajraba iu referua të dhënave nga Banka Botërore, pasi tha ai, të dhënat matëse të qeverisë për varfërinë në vend mungojnë.“Sipas shifrave të ofruara nga Banka Botërore për varfërinë 23% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri absolute në Shqipëri. Me këto politika që kemi nuk mund të dilet nga varfëri. Ndërsa 62.1% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Fuqia blerëse është 3 herë më e vogël se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian”-tha ai.Duke vlerësuar punën e qeverisë në këtë drejtim, ai theksoi se gjatë gjithë këtyre viteve, qeveria është përpjekur të ulë varfërinë ne vend me mekanizma që nuk funksionojnë, ndërsa tërhoqi vëmendjen edhe lidhur me pabarazitë e zhvillimit rajonal.