FRD në Kukës, Biberaj: Qeveria ka braktisur totalisht qarkun e Kukësit
Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj dhe sekretari organizativ i FRD Sali Shehu zhvilluan një takim me strukturat FRD në qarkun e Kuksit.Takimi i drejtuesve të FRD me qytetarët e Kuksit u përqëndrua mbi kushtet e vështira dhe problematikat të cilat këta qytetarë përballen cdo ditë.Mungesa e furnizimit me energji elektrike, vështirësitë e shumta në transport, lëvizjen e njerëzve dhe ecurinë normale të jetetës në këto ditë të ftohta dimri me dëbor të rënduar, ishin edhe epiqendra e shqetësimeve që qytetarët kuksianë shprehën në takimin me përfaqësuesit e Frymës së Re Demokratike.“Qeveria ëshë e papërgjegjshme. Nuk ka fare interes për ne, teksa rri i ndiferente ndaj problemve tona imediate; energjinë, ngrohjen dhe lëvizjen në rrugët e bllokuara totalisht nga bora” u shprehën banorët.Biberaj theksoi se qeveria aktuale me indiferentizmin e saj ka braktisur totalisht zonat veri-lindore. “Përgjegjës për këtë është vetë kryeministri Berisha, - tha nënkryetari i FRD-së.Në vijim të takimit ai theksoi se FRD po harton programe zhvillimi për ekonominë e zonave veri- lindore dhe do të ndjeke politika për të ulur papunësinë në këtë qark të harruar nga qeveria aktuale.