Atletico Madrid kampion i bilanceve
Skuadra e Atletico Madrid është duke luftuar kundër Baarcelonës dhe Realit të Madridid për fitimin e Ligës Spanjolle, por duket se klubi më pak i njohur i Madridid e ka fituar tashmë titullin kampion përsa i përket bilanceve.Sipas llogarive më të fundit shpenzimi vjetor i klubit të Atleticos është 120 milion euro, mjafton të përmendim që klubet italiane të Juventusit dhe Milanit kanë shpenzuar më shumë se dyfishin për të kuptuar se sa komode qëndron me bilancet klubi që aktualisht mban vëndin e parë në la liga.Me të vërtete skuadrat që kanë shpenzuar më shumë si Reali, Barcelona, Bayern Munchen apo dhe P.S.G po marin frytet e shpenzimeve të tyre, por kjo nuk do të thotë se Atletico është më pak I suksesshëm.Mjafton të përmendim se në tre sezonet e fundit ata kanë arritur të triumfojnë dy herë në Europa League, e më pas kanë bërë për vete edhe kupën e mbretit, superkupën e Europës dhe superkupën e Spanjës.Duket se sekreti në mënyrë paradoksale është shitja e yjeve të ekipit. Në fillim ishte Torres që ju dha Liverpoolit për 30 milion euro, pas tij ishte Sergio Aguero për të cilin madrilenët morën nga City 45 milion euro e së fundmi ishte kolombiani Falcao i cili u transferua te Monaco për shifrën e 60 milion eurove. Vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë rradha e Diego Costës.Atletico Madrid na mëson se mund të jesh një klub fitues edhe me një buxhet jo të tepruar, këtë na e tregoj edhe në takimin përball Barcelonës ku shpresat e Los Cholchoneros për të kaluar në gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve janë të mëdha.