Ndikimi që ka në merkaton europiane ndëshkimi që Fifa i dha Barcelonës

Fifa bëri të ditur më herët se merkato e Barcelonës do të bllokohet si në hyrje ashtu dhe në dalje për shkak të disa pa rregullësive në lëvizjen e një pjese futbollistësh nën moshën 18 vjec. Ky lajm ka goditur jo vetëm klubin katalanas por edhe të gjithë merkaton europiane.Duke filluar me Napolin të cilit do ti duhet te heq dorë nga Javier Mascherano, argjentinasi ishte piketuar nga tranjeri Rafa Benitez si një nga përforcimet kryesore për vitin e ardhshëm.Një tjetër levizje që tashmë nuk do të kryhet është kalimi i David Luiz nga Chelsea tek Barca për të zëvëndësuar kapitenin Carles Puyol i cili do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni.Përsa i pëerket portës, duket se Pinto do të jetë per disa muaj titullar deri sa Valdes te rekuperohet nga dëmtimi, Ter Stegen-it do ti duhet të prese për të qënë gardiani i ri blaugranave.Juventus mund të rri e qëtë pasi Vidal që kërkohej nga klubi spanjoll nuk do të ketë mundësinë të shkoj në Barcelonë, te paktën edhe sezonin e ardhshëm.Në qoftë se nga një anë lajmi i ka shokuar të gjithë tifozët blaugrana nga ana tjetër situata e krijuar ka dhe anët e saj pozitive. Është e sigurtë se Messi dhe Xavi për një vit nuk do te lëvizin, pasi ofertat për dy yjet e Barcelonës ishin të shumta dhe me shifra që vështirë të refuzoheshin.