Flasin Anceloti dhe Klopp

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes skuadrës së tij dhe Borussia Dortmundit."Skuadra është e gatshme të luajë 100%. Dortmundit do t'i mungojë një lojtar i rëndësishëm si Levandovski, por ne duhet të shfrytëzojmë të gjithë kualitetin tonë për ta gjetur rezultatin pozitiv", ka thënë fillimisht trajneri italian në konferencë për shtyp."Ata kanë Aubameyangun, një lojtar që e njoh mirë nga koha kur isha te Milani dhe që po e bën një karrierë fantastike", shtoi ai.Trajneri italian theksoi se Marcelo e ka një problem, ndaj mund të zëvendësohet nga Coentrao. Ndër të tjera, Carletto u shpreh se nuk ka ndërmend ta vendos si mbrojtës të majtë Gareth Balen. Sa i përket Ronaldos, Ancelotti deklaroi se gjuri i portugezit është mirë. Lojtari është i motivuar dhe se i ka harruar problemet e së shtunës."Skuadra është mirë fizikisht. Do të mundohemi të luajmë me intensitet të lartë në fushë", përfundoi trajneri italian, i cili synon të sjell në “Bernabeu” titullin e dhjetë të Championsit.Ndërkohë ka folur edhe trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp. Tekniku gjerman është shprehur se skuadra verdh e zi do të provojë të befasojë klubin madrilen, edhe pse e pranon se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë të ndodhë."Kemi pasur vetëm dy ditë në dispozicion për ta studiuar Realin dhe fatkeqësisht më duhet ta pranojë se janë të gjithë të jashtëzakonshëm", deklaroi fillimisht trajneri gjerman."Është një sfidë shumë e vështirë për ne, por pasi arritëm çerekfinalen, duhet të japim gjithçka. Objektivi ynë është për të bërë mirë në ndeshjen e parë dhe të provojmë të godasim më pas në shtëpi. Është e vërtetë se Reali ka humbur, për shembull, ndaj Sevillas, por është një skuadër e madhe, që mund të shënojë katër gola në dhjetë minuta. Në fushë do të vendos një skuadër më të mirë, ndërsa ne duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe të jemi të përqëndruar", përfundoi intervistën e tij Klopp.