Shantazhi: Më jep 200 euro ose të publikojmë fotot nudo
I marrin fjalëkalimin në facebook dhe i kërkojnë 200 euro duke i bërë shantazh se në të kundërt do t'i publikonin disa foto nudo që vajza kishte në rrjetin social. (Në foto momenti i arrestimit)Ky është shantazhi që ka çuar në pranga 2 bashkëmoshatarë pas denoncimit në polici. Ndërkohë Ora News siguron foton e momentit të arrestimit të Klodian Tonin Pepkolaj, 18 vjeç dhe Fatos Kadri Syla, 19 vjeç të dy banues në Tiranë.Dy të rinjtë i kanë marrë fjalëkalimin e adresës në facebook dhe i kanë kërkuar 200 euro duke e kërcënuar se të kundërt do ti publikonin fotot e saj nudo.Arrestimi i tyre u krye mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.00 nga Seksioni i Krimeve Kompjuterike, në kuadër të operacionit "Fjalkalimi"." Operacioni, u krye pas kallzimit të marrë nga shtetasja me inicialet O.L e cila deklaron se është ndërhyrë në adresen e saj të facebook duke i marrë adresën dhe duke i kërkuar një shumë prej 200 euro për t'i kthyer adresë," thuhet në njoftimin e policisë. Dy të rinjve iu sekuestrua në cilësinë provave material 2 (dy) njësi kompjuterike dhe 2 aparate telefonik.