Meta largon kompjuterat e Topallit nga salla e kuvendit

Pas zhvillimeve të fundit ku kompjuterat në sallën e Parlamentit përdoreshin nga opozita për të penguar seancën Kuvendi ka vendosur t`i largojë nga salla plenare.Sipas Kuvendit, vendimi është marrë pasi disa nga kompjuterat ishin prishur për shkak të keqpërdorimit të tyre.Jo pak herë deputetët e opozitës kanë përdorur mauset e kompjuterave për të mos lejuar fjalimet e kolegëve të mazhorancës në Kuvend.Edhe më herët është përfolur për një largim të kompjuterave nga salla e Kuvendit dhe dërgimin e tyre në zyrat e deputetëve dhe për administratën së Kuvendit në Kryesinë e tij.