Flasin Moyes dhe Guardiola
David Moyes beson se Manchester United ka mundësi të mirë për të eliminuar Bayernin e Mynihut në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1:1 në “Old Trafford”. Vendësit kaluan në avantazh në pjesën e dytë me Nemanja Vidic, por miqtë barazuan me Bastian Schweinsteiger.Rezultati e lë Bayernin me avantazhin e golit në fushën kundërshtare, për ndeshjen e kthimit çerekfinale në “Allianz Arena”, por Moyes është optimist se ekipi i tij mund të kalojë në gjysmëfinale."Ne e dimë se duhet të shënojmë gol në fushën e Bayernit. Për momentin, nëse ndeshja përfundon pa gola, Bayerni shkon përpara. Ne duhet të bëjmë të bëjmë diçka tjetër për të evituar eleminimin", deklaroi “ITV Sport”."Mendoj se ne treguam se duam të shkojmë në gjysmëfinale duke luftuar. I krijuam vetes një mundësi të mirë dhe tani na mbetet të shkojmë në Munich dhe të marrim një fitore", përfundoi ish trajneri i Evertonit.Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka komentuar barazimin në “Old Trafford”. Teniku spanjoll është shprehur se ky rezultat është gjithmonë i rrezikshëm për tu kualifikuar për në gjysmëfinale."Jam i kënaqur, pasi Manchesteri është një prej ekipeve më të mira në botë. Kemi shënuar në transfertë dhe kjo është një gjë e rëndësishme", deklaroi fillimisht ish trajneri i Barcelonës."Nuk është asnjëherë e lehtë të shënosh gol kur përballesh me një skuadër që mbrohet aq shumë. Mund të themi se ishim me fat, sepse Welbeck e Rooney ishin pranë shënimit të një tjetër goli", vijoi ai ai.Guardiolën e pret një ndeshje e vështirë në sfidën e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në “Allianz Arena”."1:1 mbetet një rezultat i rrezikshëm, por do të ishte njëlloj edhe nëse do të ishte 2:1 për ne. Do të mundohemi të fitojmë në shtëpi, e di se mund t'ia dalim. Kam besim të madh tek lojtarët e mi dhe shpresoj që tifozët të na mbështesin, ashtu siç e mbështetën anglezët ekipin e tyre", përfundoi Guardiola intervistën pas ndeshjes.