Flasin Simeone dhe Martino
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale mes Barcelonës dhe Atletikos kanë folur teknikët e të dyja skuadrave. Tata Martino me gjithë rezultatin aspak të favorshëm është i bindur se skuadra e tij e meriton të kaloj në gjysmëfinale të Championsit."Jam krenar për lojën që zhvilloi skuadra edhe pse rezultati nuk ishte më i miri i mundshëm. Do të kërkojmë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pasi për ne nëse nuk kalojmë në fazën tjetër është dështim. Nëse do të bëjmë lojën tonë në ndeshjen e kthimit besoj se kemi shumë mundësi. Arritëm që të imponojmë lojën tonë ndaj kundërshtarit por nuk arritëm të gjejmë golin e avantazhit. Shpresoj gjithashtu që të mos kemi dëmtime si në rastin e Pikes", deklaroi Martino.Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka komentuar barazimin në “Camp Nou” kundër Barcelonës, duke nënvizuar se shpirti i grupit të tij luajti rol të rëndësishëm, ndërsa po mendon për ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave."Kemi një skuadër me një zemër të madhe. Jemi mjaft të kënaqur, sepse kemi treguar për të katërtën herë se mund të përballemi me ta", deklaroi Simeone për “Sky Sport”."Ndeshja e kthimit? Barcelona duhet të presë një ndeshje mjaft të qetë. Do të tentojmë të bëjmë më të mirën edhe në sfidën e kthimit. Kam besim te skuadra se do të arrijë të përballojë sërish presionin e kësaj ndeshje të madhe", theksoi tekniku argjentinas, i cili beson se Diego Costa do të luajë në ndeshjen e kthimit, me gjithë dëmtimin në gju që pësoi dje në mbrëmje.