FIFA bllokon Barcelonën
Barcelona ka marrë një goditje të fuqishme nga FIFA. Klubi katalanas nuk do të ketë të drejtë të sjellë përforcime në dy merkatot e ardhshme të transferimit të futbollistëve, pas sanksionit të vendosur nga ana e Federatës botërore të futbollit. Skuadra që për momentin drejtohet nga Tata Martino nuk do të ketë të drejt as të shes lojtarë për 1 vit.FIFA, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Barcelona është ndëshkuar pas shkeljes së rregullave për blerjen e dhjetë futbollistëve të moshës së vogël, procedurë gjatë së cilës janë bërë shkelje të ndryshme, përfshirë artikullin 19 të rregullores për transferimin e të rinjve. Dhe, si rezultat ekipi i Gerardo Martinos nuk do të ketë të drejtë të jetë aktive në merkaton e kësaj vere në fund të këtij sezoni, dhe atij në janar të vitit të ardhshëm.Klubi është gjobitur gjithashtu edhe me 390 mijë euro dhe i është lejuar një afat prej 90 ditësh për të sqaruar situatën. Ne vendimin e FIFA-s bie në sy gjobitja e federatës spanjolle pasi Barcelona është pjesë zyrtare e këtij institucioni që nuk ka arritur të parandalojë veprimet e shoqërisë në fjalë.Kjo është një stuhi e re që pushton futbollin botëror që vjen sipasoj e bilancit të skuadrave dhe lëvizjeve në tregun e transferimeve të lojtarëve deri në moshën 18 vjec nga viti 2009 deri në vitin 2013-të. Kjo do të jetë një bombë duke parë edhe objektivat e merkatos së ardhshme në portë Ter Stegen.