Juventus po vuan në mesfushë
Do të ishte e tepruar të flisnim për krize kur një humbje vjen pas një serie të gjate fitoresh, por është e dukshme që në muajin e fundit fitoret kishin ardhur më shumë për merite të individëve se sa si rezultat i lojës së zhvilluar nga skuadra torineze.Kampionati duket në kasafortë nqs Juventus do të rikthehet të luaje si më pare ose te pakten ti afrohet disi nivelit të treguar më herët për gjatë këtij sezoni, përndryshe edhe sfida e rradhës me Udinesen kthehet në një mision të vështire.Nuk është vetëm kampionati objektivi kryesor dhe nqs në kampionat diferenca e krijuar të lejon disa gabime në Europa League gabimet ndëshkohen rëndë.Conte pat deklaruar së fundmi se skuadra vrapon më pak dhe nuk është më aq e shpejte si më parë, ky fakt perbën një problem serioz për një skuadër që e ka ndërtuar lojën e saj në bazë të forcës fizike, presingut dhe shpëjtësisë në ndërtimin e aksioneve.Sukseset që Juventusi ka arritur këto dy vitet e fundit në Serinë A kanë ardhur si pasoj e një lojë të bazuar tek mesfusha dhe në aftësite e disa prej individeve që perbëjn këtë repart. Duket se lojtar si Vidal e Pogba nuk po kalojn një moment të mirë forme duke mos harruar se Pirlo nuk është më një djalë i ri dhe se Marchisio vjen pas një dëmtimi, kjo ndoshta ka bërë qe loja e bardh e zinjve të pësojë një renie të dukshme.Në qoftë se mesfusha e Juves rikthehet te luajë si më parë atëhere triumfi në Europa League është më se i mundshëm, përndryshe do ti duhet të shohë dikë tjetër në finalen e Juventus Stadium.