Banda pritë policisë, sulmohet me mitraloz komisariati i Sarandës FOTO VIDEO

E Përditësuar/ Shefi kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në komisariatin e Sarandës  Orges Mezini dhe shefi i krimeve Orges Thomai si dhe 6 efektivë të policisë i kanë shpëtuar fatmirësisht plumbave të një shumëkërkuari gjatë operacionit për arrestimin e këtij të fundit.Taulant Xhini, person i shumëkërkuar për tentativë vrasjeje por edhe për trafik droge ka qëlluar mbi policinë në tentativën për t’i shpëtuar arrestimit mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli të Sarandës.Sipas informacioneve në operacion kanë qenë dy  makina policie, nderkohe qe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se në drejtim të forcave të policisë është qëlluar nga 3 drejtime të ndryshme. Në makinën e qëlluar lëviznin 4 efektivë të policisë të përfshirë në operacion."Në kuadër të hetimeve të kryera, dyshohet që ky shtetas në sulmin ndaj forcave të policisë ka bashkëpunuar dhe me disa persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin e tyre"  thuhet në njoftimin e policisë.(Në foto Taulant Xhini, personi i shpallur në kërkim)Plumbat kanë kapur makinën e  shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve të policisë së Sarandës, Orgest Mezini, ndërkohë që pjesë e operacionit të arrestimit ka qenë edhe shefi i Krimeve dhe 6 efektiva të Policisë.OperacioniMbrëmjen e djeshme, reth orës 22:30 minuta, policia e Sarandës kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e Taulant Xhinit por edhe tre persona të tjerë që mbeten ende të paidentifikuar . Operacioni i arrestimit u krye në hyrje të fshatit Shëndëlli, 1 km larg Butrintit në Sarandë.Sipas informacioneve të para në momentin kur Taulant Xhini ka pikasur automjetet e policisë ka hapur zjarr në drejtim te efektiveve.  Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.[caption id="attachment_215877" align="alignnone" width="444"] (Foto makina e shefit të antitrafikut që u qëllua nga Taulant Xhini)[/caption]Dëshmia“Kemi shpëtuar për një fije”,  është dëshmia e një polici i cili mori pjesë në operacionin e arrestimit të Taulant Xhinit, dhënë për gazetaren tonë në Sarandë Shpresa Dine.Kush është Taulant XhiniTaulant Xhini ishte kërkuar për tentativë vrasjeje, i dënuar më parë në Greqi. Ai akuzohet se bën pjesë në një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë e Korfuz. Grupi i tij i përbërë nga të paktën 7 persona, banorë të Sarandës, Shëndëlliut, Vrines, Xarrës e Mursisë. Persona me precedentë penale. Qarkullojnë me mjete luksoze në qytet, por asnjëherë të arrestuar për trafik droge dhe pse disa sasi të kapura jane dyshuar si të këtij grupiFNSH e RENEA operacion për arrestiminPas këtij sulmi Policia ka kryer kontroll në 100 banesa dhe ka shoqëruar 30 persona. Policia sekuestroi 1 armë zjarri mitraloz, 1 armë automatik që mendohet se janë të autorit të sulmit Xhini.Ndërkaq policia e Sarandës por edhe Forca të RENEA-s dhe FNSH vijojnë operacionin për kapjen e autorit prej orëve të para të mëngjesit(Video e operacionit të RENEA-s në Sarandë për kapjen e autoreve të sulmit mbi policinë)Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se në drejtim të forcave të policisë është qëlluar nga 3 drejtime të ndryshme. Policia thotë se është goditur njëri prej mjeteve me të cilin po lëviznin 4 prej punonjësve të policisë të përfshirë në operacion.Policia: U qëllua në 3 drejtimeMbrëmë, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, është organizuar një operacion për kapjen e një të kërkuari në fshatin Shëndelli, Sarandë.Rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndelli, nga 3 drejtime të ndryshme është qëlluar në drejtim të forcave të policisë, të angazhuara në operacionin për kapjen e të kërkuarit, ku për pasojë është goditur njëri prej mjeteve me të cilin po lëviznin 4 prej punonjësve të policisë të përfshirë në operacion.Menjëherë nga strukturat pjesëmarrëse në operacion janë informuar shërbimet e tjera të policisë, si dhe janë marrë masa për organizimin e shërbimeve me qëllim kapjen e autorëve të këtij sulmi ndaj forcave të policisë, nga i cili nuk pati të lënduar.Në mbështetje të forcave të policisë në vendngjarje, u dërguan forca nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, si dhe nga forcat e ndërhyrjes së Shpejtë dhe Repartit Special RENEA.Njëherazi u ngrit një grup i posaçëm hetimor për identifikimin e autorëve të këtij sulmi, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i dyshuar është shtetasi Taulant Xhini, i shpallur në kërkim për "tentativë vrasje", si dhe i dyshuar si i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të hetimeve të kryera, dyshohet që ky shtetas në sulmin ndaj forcave të policisë ka bashkëpunuar dhe me disa persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin e tyre.Përgjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të mbështetuara dhe nga forcat Speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë vijuar me kontrollin e territorit, krehjen e gjithë zonës, ku mendohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar, si dhe kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme, me qëllim kapjen e autorëve.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në territorin në afërsi të vendit të ngjarjes dhe në zonën përreth është bërë i mundur sekuestrimi i 2 armëve të zjarrit, përkatësisht një armë zjarri mitraloz dhe një armë zjarri automatik, që dyshohet se i përket autorëve të dyshuar të këtij sulmi.Po ashtu në kuadër të këtyre hetimeve janë shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.Nga strukturat e policisë në terren vijon një operacion në shkallë të gjerë, me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.