Zbulohen 4 shqiptarët e trafikut të drogës, publikohen emrat e të arrestuarve

Vetëm një ditë pas lëshimit të urdhër-arresteve dhe shkatërrimit të një organizate kriminale, që drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria në Siçili, kryesisht mariuanë por edhe kokainë, sot policia e rajonit të Raguzës, ka publikuar edhe listën e plotë me emrat e të arrestuarve gjatë operacionit të koduar "Qingji".Mes tyre spikat edhe emri i 4 shqiptarëve, Armand Hasala 41-vjeç dhe Roland Kalemaj, 38-vjeç, Ylber Xeka 29-vjeç dhe Shpëtim Xeka 35-vjeç, të gjithë nga Shqipëria por banues në Romë. Përveç sigurimit të lëndës narkotike, shqiptarët bënin edhe transportin e saj nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht në Siçili, nëpërmjet makinave të prishura e aksidentuara që dërgoheshin në Itali me karrotreca.Në operacionin e koduar "Qengji" u angazhuan mbi 200 agjentë të policisë italiane, në rajonin e Raguzës por edhe në Romë, ku u arrestuan 22 pjestarë të organizate kriminale të trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishin edhe 4 shqiptarët.Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, grupi në fjalë ka patur lidhje të ngushta me klanin mafioz të njohur, Carbonaro. Në bisedat e tyre të përgjuara, grupi ka folur gjithnjë me kode, ndërsa hiqeshin si barinj. Kështu një kile marijuanë etiketohej gjithnjë me shprehjen "një qingj" që vinë në stallë ndaj dhe operacioni u kodua "Qingji".Nga shitja e drogës, që vinte nga Shqipëria e shpërndahej më pas në disa rajone të Italisë, por kryesisht Siçili, grupi kriminal arrinte të siguronte fitime marramendëse, deri në qindra miliona euro në muaj. Nëse transporti nga Shqipëria drejt Italisë bëhej nga meshkujt, shpërndarja në vendin fqinj, bëhej pikërisht nga 2 gra, që shpërndanin drogën duke e fshehur atë në qeskat e pazarit.Droga transportohej nga Shqipëria përmes makinave të aksidentuara e të prishura, që dërgoheshin në Itali për riparime përmes karrotrecave. Gjatë operacionit "Qingji", policia sekuestroi edhe 130 kg marijuanë, në qese 1 kilëshe, disa kilograme kokainë, armë dhe municione të tjera luftarake.