Vdekja e Ilia Karelit, Amnesty: Policia greke racizëm e dhunë në burgje VIDEO
Organizata e njohur e të drejtave të njeriut Amnesty International, thotë se në policinë greke ka zënë rrënjë prej kohësh një kulturë e mosndëshkimit, racizmit dhe dhunës.Amnesty International sjell në vëmendje edhe vdekjen e emigrantit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në fund të marsit.“Në fund të muajit mars 2014 policia në burgun Nigrita të Greqisë së veriut, rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ishte rrahur për vdekje në shputat e këmbëve dhe në gjoks dhe se kishte djegie në duar,” thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të kësaj organizate.Raporti i Amnesty International, “Një ligj për vetveten: Kultura e abuzimit dhe mosndëshkimi në policinë greke” vë në dukje shkeljet e shumta dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga policia greke. Ky raport është pjesë e një investigimi që Amensty ka ndërmarrë për lidhjet mes policisë dhe ekstremistëve të Agimit të ArtëDeri në dhjetorin e vitit të kaluar, thotë Amnesty International, rreth 50 vetë, duke përfshirë edhe udhëheqësin e Agimit të Artë, dy policë dhe pesë deputetë u arrestuan dhe ndaj tyre u ngrit padi me akuza nga vrasje deri te shpërthimet për të bërë shantazh.U zbulua se 10 oficerë policie kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me anëtarët e Agimit të Artë.Investigimi vëren se në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me motiv urrejtjen kundër kundër refugjatëve dhe migrantëve.Krime të urrejtjes janë regjistruar edhe kundër komunitetit rom dhe komunitetit LGBTI. Amnesty nënvizon se përfaqësuesit e ligjit kanë dështuar të parandalojnë sulme të tilla ose të hetojnë motivin e urrejtjes.Më shumë:Komisioneri në KiE:Ata që ushtruan dhunë të mbajnë përgjegjësiMjekët grekë: Ilia Kareli vdiq nga elektroshokuMinistria e Drejtësisë dënon dhunën e shqiptarëve në burgjet grekeJa deklarata e amnistisëImpunity, excessive force and links to extremist Golden Dawn blight Greek police