Brownfield takon Naçon: SHBA pret rezultate konkrete kundër korrupsionit

SHBA pret rezultate konkrete nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Gjatë një takimi me ministrin e drejtësisë Nasip Naço, zv.sekretari amerikan i shtetit, William Brownfield ka vlerësuar kursin pozitiv të reformave të ndërmarra nga Shqipëria.“Ju shpreh përgëzime për kursin pozitiv të reformave. SHBA do të japë mbështetje në luftën kundër korrupsionit por  presim rezultate konkrete në luftën kundër tij. Do të vijojnë programet e asistencës në forcimin e sundimit të ligjit” ka theksuar Brownfield ndërsa ka vlerësuar edhe si të shkëlqyer bashkëpunimin mes DASH- DEA-s dhe Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë.Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA ku do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë.