Vrau faturinon për një biletë 150 lekëshe, arrestohet autori VIDEO
Gati dy vjet nga vrasja e Julian Çunit, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekë, policia arreston autorin.Ai është Klodjan Morina, 19 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij është kryer rreth orës 02:00 të ditës së sotme.Ndaj 19-vjeçarit Gjykata e Tiranës më 08.01.2013, kishte marrë masën e arrestit burg, për veprat penale të "Vrasje me dashje"."Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Juljan Cuni ngjarje e ndodhur më datë 25 nëntor 2012 në rrugën e Durrësit Tiranë, " thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
(Në foto familjarët në 1-vjetorin e vdekjes së Julian Çunit)Nëntorin e 2013-ës, Ora News transmetoi pamjet ekskluzive të vrasjes së faturinos ku dukej qartë momenti i konfliktimit i fiksuar nga një kamera sigurie aty pranë. Nga pamjet arrihej të dallohej qartë momenti kur 17-vjeçari përleshej me katër persona,të cilët e fusin përpsëri në furgon dhe aty e kanë masakruar me thika.Më shumëVideo-ekskluzive në Ora News, ja si u vra për 150 lekë fatorinoja 17-vjeçar