Birësimet, Arvizu-gjyqtarëve: Zbatoni procedurat, çështjet janë delikate

Edhe pse Shqipëria është një nga vendet me kërkesa më të larta për birësim, me rreth 1500 të tilla në vit, procedurat vazhdojnë të jenë ende shumë të gjata.Në një tryezë organizuar nga Ambasada amerikanë për këtë fenomen, zevendës.Ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, seancat gjyqësore shpesh janë proceduriale dhe rezultati janë vonesat e shumta.I pranishëm ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, si person mjaft i interesuar për këtë fenomen,pasi ka një vajzë të birësuar. Diplomat i i lartë është shprehur që kërkohet zbatim i procedurave, pa vonesa.“Gjyqtarët të bazohen tek procedurat ligjorë. Do doja të thoja për faktin e atyre që nuk janë gjyqtarë, që të ndiqen procedura të përcaktuara mirë. Ajo që kuptojmë ne është se kodi i familjes është i mirë dhe është i plotë. Sigurisht se çdo ligj do ketë nevojë për përmirësime, por gjerat themelore janë aty. E them këtë jo si kritike, aspak duhet theksuar fakti që në vitin 2012, çështja e familjes mbetet e shenjtë. Dhe në të vërtetë më kanë thënë shqiptarë të zgjuar sesi mundet që një nënë të braktisë foshnjen e vet. Unë u kam thënë që e kuptoj plotësisht këtë që thoni, por nuk do zgjidhim këtë problem se çfarë vendimi merr nëna, ta gjykojmë atë për vendimin më të rëndë që merr në jetën e saj. Por u jam shprehur rrethanat, arsyet, këtë e trajtojnë punonjësit sociale. Kjo është çështje më vete. E rëndësishme është që flasim për jetë të vërteta, jetë nënash. Por jemi duke folur për këto foshnje që janë qënie të vërteta” tha Arvizu.Diplomati amerikan kërkoi gjithashtu nga gjyqtarët të shqyrtojnë me kujdes çdo kërkesë për birësim pasi sipas tij ka raste që foshnjet jepen për birësim në fshehtësi nga nëna.“Ju vërtetë keni një punë delikate pasi vendimet që ju merrni ndikojnë në jetën e nënës por edhe në jetën e vetë foshnjeve. Nga ajo që më ka lënë mbresë nga kontaktet dhe diskutimet është se ju që gjyqtarë doni të siguroheni që nënat kanë mundur ta japin foshnjen e tyre për birësim pa qënë nën trysni, pa qënë të kërcënuara por e kanë bërë këtë me vullnet të plotë. Por dimë që në disa rastet nënat e japin foshnjen e tyre pa informuar anëtarë të tjerë të familjes. Kjo është në të vërtetë si një e fshehtë që ato e ruajnë” shtoi Arvizu.Kjo ishte tryeza e parë e organizuar ndonjërë në Shqipëri, ndërkohë stastikat nga viti në vit tregojnë rritje të aplikimeve nga nënat beqare për birësime.