Ushtria e Kilit në kërkim të të burgosurave, 300 gra u arratisën nga burgu pas tërmetit
Pas goditjes dje, një tjetër tërmet i fuqishëm i shkallës 7.8, ballë ka goditur pjesën veriore të Kilit. Vetëm një ditë më parë, si pasojë e valëve sizmike humbën jetën gjashtë persona. Pas këtij tërmeti të dytë në Kili dhe Peru u dha alarmi për rrezikun e një tsunami, megjithate ky alarm u anullua pak më vonë si pasojë e dallgëve të cilët arritën një lartësi të parrezikshme prej 0.7 metrash. Në momentin e rënies së tërmetit të dytë, në harkun kohor të pak orëve, Presidentja e Kilit Michelle Bachelet ka qenë e pranishme në qytetin verior të Aricas për të vëzhguar nga afër dëmet e tërmetit të parë.Menjëherë pas kësaj lëkundjeje të dytë sizmike, Bachelet është evakuar së bashku me një numër të konsiderueshëm banorësh, të cilët jetojnë në këtë zonë. Tërmeti i dytë fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, edhe pse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas mediave vendase, rreth 1 milion banorë janë evakuuar nga qyteti i Aricas pas alarmit për mundësinë e goditjes nga tsunami. Presidentja Bachelet ka përgëzuar qytetarët e këtij rajoni për qetësinë e treguar gjatë evakuimit, si dhe ka bërë thirrje se tashmë të gjithë duhet të punojnë së bashku për të riparuar dëmet e shkaktuara nga këto dy goditje sizmike të njëpasnjëshme.Ndërkohë tërmeti ka shkaktuar një tjetër problem të madh përveç dëmeve në njerëz dhe ato materiale.Disa orë pas tërmetit të parë ushtria e Kilit u dërgua në Iquique pasi 293 të burgosura u arratisën nga burgu i grave. Sipas autoriteteve vendase deri tani 131 prej të burgosurave ishin kthyer vullnetarisht.Kili është një prej venvdeve më aktive sizmike në botë. Zonat qendrore dhe jugore të vendit, u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 balle dhe u pasua nga një cunami që shkatërroi dhjetra qytete në shkurt te vitit 2010. Më shumë se 700 persona humben jeten.Në vitin 1960 një zonë në jug të Kilit u godit nga një termet me magnitudë 9.5 ballë, i cili shkaktoi rreth 1,655 të vdekur dhe një cunami në Haëai dhe Japoni.