Tirana i bashkohet nismës botërore "Ndize blu", Basha: më shumë fonde për autikët
Në ditën Botërore të Autizmit, Shqipëria i është bashkangjitur nismës mbarë botërore "Ndize blu", e cila ka si simbolikë të sajën ndërgjegjësimin e shoqërisë për të prekurit nga sëmundja. Në orën 19:30 të mbrëmjes, Kulla e Sahatit në qendër të kryeqytetit shqiptar u ndriçua blu.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qeverisë dhe instuticioneve përgjegjëse, që të akordojnë fonde për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me autizëm.“Institucionet, shoqëria, gjithsecili prej nesh, ne, kemi përgjegjësi për të siguruar sa më shumë mbështetje, mjete, mundësi për personat që kanë këto çrregullime që ata të mund të kenë një jetë sa më të mirë të mundshme. Plotësimi i nevojave të personave me çrregullime autizmi dhe mbështetja e familjarëve të tyre mbetet një prioritet i madh për ne, mbetet një prioritet që kërkon punë, përkushtim, kërkon fonde. Ne, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi. Ndaj sot, bashkë me këtë aktivitet që i bashkëngjitet aktiviteteve të ngjashme, blu ndizen sot ndërtesa dhe simbole urbane dhe civile anembanë botës, bashkë me ndezjen blu të Kullës së Sahatit. Dua të përcjell një mesazh ndaj çdokujt, ndaj institucioneve, ndaj qeveria duhet të akordojë më shumë fonde, qendra të specializuara dhe punonjës të trajnuar për problemin e autizmit në Shqipëri. Po kështu, sistemi ynë arsimor, Ministria e Arsimit duhet të akordojë më shumë për mundësimin e arsimimit me kosto zero për prindërit, për këtë kategori personash”tha Basha.Ndërsa Presidentja e Fondacionit "Fëmijët shqiptarë” , Liri Berisha, tha se rastet e fëmijëve me autizëm vijnë duke u shtuar dhe shoqëria duhet ti pranojë dhe jo ti paragjykojë.“Prania juaj sot është një kujtesë për këtë ditë, dhe do të doja të falënderoja shumë kryetarin e Bashkisë z.Basha, i cili krijoi mundësinë e këtij aktiviteti duke ndriçuar në blu simbolin e Tiranës dhe duke u bërë, si të thuash, të gjithë bashkë, me kryeqytet më të mëdha të botës në të njëjtën orë, me një ndriçim të tillë blu. Nga ana tjetër do ta falënderoja shumë sepse inkurajimin që kjo pjesëmarrje e këtyre personaliteteve u bënë familjeve në nevojë, është shumë e madhe, është një mbështetje shumë e madhe. Mendoj se është edhe një mesazh shumë i mirë për të gjithë shoqërinë tonë, që të jemi mbështetës për familjet e prekura nga ky çrregullim, të jemi shtytës që fëmijët e tyre të pranohen në shoqëri si të gjithë fëmijët e tjerë, ashtu siç janë, me problemet që ata paraqesin.Unë ju falënderoj edhe një herë, nuk dua të zgjatem sepse pas më shumë për problemet teknike, por rritja dhe statistikat në rritje të autizmit janë statistika të tilla që na bëjnë të mendojmë të gjithëve sesi mund ti ndihmojmë këto familje në nevojë kaq të madhe”u shpreh ajo.Përfaqësuesja e OKB-së në Tiranë, Zineb Benjelloun, nënvizoi se arsimimi dhe punësimi i personave me autizëm, janë e mundësia e vetme që ata të integrohen.