Janukoviç fajëson Kievin për Krimenë: Po të isha President nuk do ndodhte kjo tragjedi
Aneksimi i Krimesë nga Rusia, për ish-presidentin, Viktor Yanukovych, është tragjedia më e madhe për Ukrainën. E ndërsa aktualisht ndodhet në Rusi , në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Associated Press" dhe kanalin rus "NTV", Yanukovych tha se po përpiqet të bindë Presidentin rus, Vladimir Putin, t'ia kthejë Krimenë Ukrainës.“Krimea është një tragjedi, tragjedia më e madhe - tha ai. - Ne duhet ta caktojmë këtë objektiv dhe të kërkojmë rrugët për kthimin e Krimesë me çdo kusht, që të ketë shkallë më të lartë të pavarësisë, por të jetë pjesë e Ukrainës. Nëse do të kisha qëndruar në pushtet, do të isha përpjekur të ndaloja referendumin", është shprehuar ai, duke e cilësuar atë “një lloj proteste kundër udhëheqësve të rinj pro-perëndimorë”.Viktor Yanukovych tha se nuk kishte dhënë asnjë urdhër për të qëlluar protestuesit anti-qeveritarë në përleshjet e armatosura në Kiev. Sipas tij “të shtënat erdhën nga kampi i opozitës dhe jo nga forcat speciale të policisë”.Muajin e kaluar, mbi 100 persona humbën jetën në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ukrainë do të zhvillohen më 25 Maj.