Flasin Mourinho dhe Ibrahimoviç

Trajnerit të Chelseat, Jose Mourinho, i vjen keq nëse Zlatan Ibrahimoviç vendos që të mos luajë në Premierligë para se ta përfundojë karrierën."Është për të ardhur keq nëse Ibrahimoviç e përfundon karrierën duke mos luajtur në ligën më të fortë në botë", deklaroi fillimisht trajneri portugez për 32-vjeçarin."Por, karriera e tij është e mbushur me suksese dhe ai është një prej lojtarëve më të mëdhenj edhe nëse s'ka luajtur në Premierligë", shtoi 'Special One'. Mourinho dhe Ibra do të jenë kundërshtarë në duelin në mes PSG-së dhe Chelseat. Portugezi thekson se ishte fantastike të ishte trajner i suedezit, por tani ish trajneri i Portos, Interit e Real Madridit, dëshiron të fitojë ndaj tij.Zlatan Ibrahimoviç doli në konferencë për shtyp për skuadrën e PSG duke u shprehur se ky sezon do të jetë një mundësi e artë të për fituar  trofeun e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi suedez nuk ka arritur ende ta shijojë këtë trofe."Mendoj se mundësia më e madhe për të fituar Championsin për mua është në Paris, sepse kjo është kontrata ime e fundit në Evropë", deklaroi ish futbollisti i Juventusit, Interit, Milanit dhe Barcelonës."Ne jemi çerekfinalistë dhe jemi tashmë një ekip i madh. Nuk kemi asgjë çfarë të humbasim pasi jemi të ri në këtë kompeticion, ndërsa Chelsea ka të paktën dhjetë vjetë eksperiencë. Ata fituan Europa League, Ligën e Kampionëve dhe kanë ekip mjaft të mirë. Chelsea është klub i madh. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, dhe mendoj se Chelsea është shumë favorit", përfundoi intervistën para ndeshjes suedezi.