Ekonomia shqiptare sjell BERZH në Tiranë, me 4 prill prezanton raportin vjetor

Prespektiva e ekonomisë shqiptare do të jetë në qendër të një konference që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të zhvillojë në Tiranë në 4 prill. Në Konferencën që do të organizohet nga kryeministri Rama, kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof, do të prezantojë raportin vjetor të BERZH, ndërsa do të analizojë situatën aktuale dhe pritshmëritë e ekonomisë.Raporti nënvizon se reformat strukturore në vendet e tranzicionit kanë mbetur në vendnumëro gjatë 10 viteve të parë të 2000-it, duke reduktuar potencialin e rritjes afatgjate. Raporti nënvizon se çfarë mund të bëhet për të rindezur proçesin e reformave dhe ti rikthejë këto shtete në rrugën e rritjes ekonomike.Raporti nënvizon se Shqipëria ka bërë një proges të qendrueshëm me reformat strukturore gjatë 2 dekadave të shkuara edhe pse ju desh të tejkalonte një dobësi serioze isntitucionale. Rritja ekonomike ka mbetur e qendrueshme, ndërsa parashikimi i BERZH për2014 është në shifrën e 1.7 %.Gjithsesi nevojitet një zhvillim më konkurues i sektorit privat dhe një sektor financiar më i fortë. BERZh firmosi në fillim të këtij viti një memorandum mirëkuptimi me qeverinë shqiptare që synon të përmirësojë klimën e investimeve vendase dhe të huaja në vend.Që prej nisjes se bashkëpunimit me Shqipërinë, BERZH ka investuar në vendin tonë më shumë se 700 milionë euro.