Bisedimet me Serbinë,Tahiri: Marrëveshja përmbyllet në prill, presim njohje të reja
Kosova synon që brenda muajit prill të përmbyllë të gjitha çështjet e mbetura pezull në bisedimet me Serbinë, konkretisht shpërbërja e plotë e strukturave ilegale dhe reforma në drejtësi.Numri 2 i qeverisë së Kosovës, Edi Tahiri, gjatë një interviste ne “Ora Live”deklaroi se nuk pret shumë nga Kryeministri i ri serb Vuçiç, pasi sipas saj në politikën serbe nuk ka dallime kur bëhet fjalë për nacionalizmin.Në 6 vite shtet, zëvendëskryeministrja Tahiri vlerëson se Kosova ka bërë shumë progres, ndërsa shton se përafrimi me BE, NATO , OKB dhe zhvillimi ekonomik i vendit mbeten objektiva strategjikë për ti çuar përpara.Kosova dhe Shqipëria duhet të largojnë korrupsionin nga qeverisjaÇështja shqiptare që ka mbetur e pazgjidhur që nga fillimi i shekullit 21 për shkak të padrejtësive, nga fillimi i shek 21 kemi pasur zhvillime pozitive, kemi 2 shtete shqiptare, por sot edhe çështja came po ndërkombëtarizohet çdo ditë më shumë, kërkon trajtim të drejtë mbi parimet e lirisë. Edhe ne edhe Çamëria jemi shqiptarët jashtë Shqipërisë, ne jemi jashtë kufinjve të sotëm pasi Konfrerenca e Paqes në Londër përgjysmoi trojet shqiptare. Unë jam e kënaqur si politikane për këto arritje, por s’janë në përputhje me idealet tona, sistemin e vlerave, fuqizimin e kombit, për një demokraci më cilësore, një sundim më i fuqishëm i ligjit. Lufta kundër fenomeneve negative, korrupsionit dhe nepotizmit duhet të largohet nga qeverisja, qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri.Përafrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, investim në kapitalin njerëzorDuke marrë parasysh që është kohë e shkurtër e rënies së murit të Berlinit mes nesh,ne kemi pasur nevojë të rinjihemi dhe po e bëjmë. Ne duhet të investojmë tek kapitali njerëzor në mënyrë që performanca në institucione të reflektojë standardet perëndimore. Liria është arritur me shumë sakrifica, vizion, këtë duhet ta përkthejmë në fuqizim dhe zhvillim të kombit shqiptar. Kosova 6 vjet shtet, arritje esenciale në zhvillimet brendshme dhe të jashtmeShumë vonë morëm kompetencat, me shpalljen e pavarësisë. Janë 6 vite në një proçes shtetëndërtimit, është kohë e shkurtër, por besoj se kemi bërë mjaft. Kemi investuar në fusha strategjike, Kosova ka vënë bazat e një reforme të re, presim zhvillim ekonomik, rritje investimesh, përafrim me BE dhe NATO por edhe njohje të reja. Janë bërë përparime esenciale edhe në zhvillimet e brendshme edhe ato të jashtme.Serbia duhet të sillet si shtet europian në bisedime dhe jashtë tyreSi shqiptare se kam ndjerë veten mirë, pasi shqiptarët përjetuan genocidin serb, por si përfaqësuese e shtetit të Kosovës isha shumë krenare që më në fund erdhi koha që Kosova dhe Serbia të ulen në tryezë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Për Serbinë kjo ka qenë e papritur, ka pasur një sëmundje të hegjenemonise. Ajo çfarë pritet tashmë nga Serbia është që të sillet si një shtet europian jo vetëm në bisedime, por dhe në raport me vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.Politika serbe është unike për nacionalizimin, dallojnë në qasjen europianeSerbia ende nuk ka braktisur politikat e së kaluarës. Në fillim të dialogut teknik përshtypja ime ka qenë se Serbia nuk e kishte të qartë politikën e jashtme, nëse do shkonte drejt Perëndimit apo do kishte një lloj filtrimi me Moskën. Të gjitha marrëveshjet kryesisht janë zbatuar. Komunikimi në politikë bëhet me mentalitet, mendësi, filozofi. Këto vitet e fundit ka sinjale më të qarta nga Serbia se do të drejtohet drejt BE. Në Serbi nuk ka dallime partiake kur bëhet pjesë për nacionalizimin, aty ku dallojnë është qasja ndaj Europës. Sa i përket Kosovës dhe Ballkanit, Serbia vazhdon të ketë standarde të dyfishta, europiane me BE dhe joeuropiane me Ballkanin. Serbia duhet të japë prova që në filozofinë e saj për politikën e jashtme është europiane. Serbia duhet të ketë parasysh dy kushte politike dhe humane, të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të kërkojë falje për genocidin.Refuzoj "presionin", vizitë në Serbi vetëm kur të njohë pavarësinë
(Në Foto Edita Tahiri gjatë intervistës me gazetarin Nertil Agalliu)Kanë filluar tashmë vizitat, në rastet e konferencave rajonale, vizita të Ministrave. Unë kam pasur presion të shkoj dhe ti kthej vizitën homologut tim, por unë në Serbi nuk shkoj pa njohur pavarësinë e Kosovës. Kam refuzuar çdo presion ndërkombëtar.Pavarësia e Kosovës është kontribut shumë i madh për paqen dhe stabilitetin. Po kështu 5 vendet anëtare të BE duhet të njohin Kosovën.Moslëvizja e lirë e Kosovës në zonën Shengen, padrejtësi e BEKosova është në rrugë të mbarë.Ne kemi si synime strategjike integrimin e Kosovës në NATO, OKB. Kemi krijuar Forcat tona të Armatosura, kemi marrë negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit. 6 vjet janë pak, por ne kemi politika strategjike. Por Kosova padrejtësisht ende nuk ka marrë të drejtën të lëvizë e lirë në Europë, këtu fajin e gjej te BE, ne kemi plotësuar të gjitha kushtet. Kosova ka 2 mln njerëz, ka shumë emigrantë para dhe pas luftës. Ftoj BE dhe vendet anëtare që sa më shpejt të marrin vendim të drejtë, jemi dëshmitarë që ka pas shtete që sot janë anëtarë të BE, që nuk plotësuan aq shumë standardet, por morën anëtarësimin dhe liberalizimin.Njohjet, kemi sinjale pozitive nga rajoni dhe më gjerëKosova është e njohur nga pjesa më e fuqishme e botës, duke filuar me SHBA, vendet kryesore të BE, rajonit. Numri është 106 dhe dialogu me Serbinë ka ndikuar në rritjen e njohjeve, kemi sinjale për njohje të reja në rajon dhe më gjerë. Pavarësia e Kosovës ka dalë si rezultat i vullnetit legjitim të popullit të Kosovës, është shpallur legjitime edhe nga gjykata ndërkombëtare për drejtësi.Bisedimet me Kosovën, në prill mbyllen të gjitha çështjet pezullGjithsesi kjo ndikon, e pamë edhe në rastin e Serbisë. Gjithë fokusi jonë është që ne kërkojmë që prilli të jetë muaji që të përmbyllen të gjitha çështjet e hapura. Po punojmë për zhbërjen e plotë të strukturave paralele. Do kemi mbylljen e plotë të gjykatave në veri dhe shtrirjen e institucioneve të drejtësisë së Kosovës në të gjithë territorin.